Pishina publike në Durrës vjen në ndihmë të fëmijëve me probleme shëndetësore

26 Qershor 2025 | 16:30

Në ditët e verës, pishina publike “Taq Dafa” në Durrës gumëzhin nga zërat e fëmijëve që mësojnë të notojnë. Pas rikonstruksionit të plotë, ajo është kthyer në një hapësirë tërheqëse jo vetëm për notarët profesionistë, por edhe për amatorët që kërkojnë të përvetsojnë notin.

“Këtë vit është shumë mirë, më pëlqen dhe sidomos për motin, është shumë freskët”, tha një fëmijë.

Trajnerët punojnë çdo ditë me pasion për t’u dhënë fëmijëve bazat e sportit të notit, duke i ndarë ata sipas moshës dhe nivelit të aftësive.

“Ne kemi 4 grupe në ditë, 2 në mëngjes, 2 pasdite. Nëpër grupe janë 7-8 kalamaj që duan të mësojnë notin. Nisin nga mosha 4 vjeç deri në moshën 8 vjeç, janë grupet fillestare. Për t’u argëtuar, për të mësuar notin dhe për probleme fizike që kanë shumica e kalamajve me skoliozë”, tha trajneri, Ron Mujali.

Për trajnerin Gjergj Ngresi, qëllimi kryesor i pishinës është edukimi sportiv i brezave të rinj dhe përfshirja e sa më shumë fëmijëve në aktivitet fizik.

“Qëllimi është që sa më shumë fëmijë të mësojnë notin. Ka shumë kalamaj që kanë shenja skoliozë edhe vijnë frekuentojnë notin, dhe ata persona që kanë raport nga mjeku që janë me skoliozë, e kanë të lirë çdo orar të vijnë pa lekë, personat që janë me aftësi të kufizuar dhe sëmundje të ndryshme nuk ka orar fiks për ato, kur të jenë të lirë të vijnë”, tha trajner Ngresi.

Fëmijët janë entuziastë, ndonëse disa janë në hapat e para të mësimit të notit.

Një vajzë e vogël tha: “Është viti i parë, shumë bukur, e kam mësuar pak.”

Një tjetër notare e vogël u shpreh se: “Vij çdo ditë dhe kam 3 ditë, nuk e kam mësuar shumë.”

“Noti është hobi jonë, ka shumë ditë, hobi im është, shumë e kam mësuar, këtu të ndihmojnë shumë”, tha një fëmijë tjetër.

Pishina publike “Taq Dafa” është e vetmja në Shqipëri që përmbush të gjitha kriteret e një pishine olimpike. Ndërsa trajnerët përgatiten për të ruajtur titullin kampion me ekipin e Teutës, synimi i tyre i përditshëm mbetet që gjithnjë e më shumë fëmijë të mësojnë notin dhe të dashurohen me këtë sport.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës

Këtë të mërkurë nga institucioni i vuajtjes së dënimit të Drenovës lënë qelitë e këtij burgu 60 persona të dënuar për vepra penale të ndryshme...
08:14 | 15/07/2026

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026