Ndalohet avancimi i rusëve, trupat ukrainase bllokojnë “ofensivën verore”

26 Qershor 2025 | 19:50

Trupat ukrainase kanë ndaluar avancimin e atyre ruse në rajonin kufitar të Samit, në veri-lindje të vendit.

Lajmin e ka bërë të ditur kreu i ushtrisë ukrainase, gjenerali Oleksandr Syrskyi, sipas të cilit vija e frontit në rajon është stabilizuar dhe e ashtuquajtura “ofensiva verore” e rusëve është penguar.

Gjatë një vizite të kryer personalisht në Sami, gjeneral Syrskyi vlerësoi megjithatë se në vijën e frontit nevojiten urgjentisht fortifikime të reja.

Komentet e oficerit të lartë mbi suksesin e trupave ukrainase përputhen me ato të zyrtarëve të tjerë ukrainas se presioni i Rusisë në rajon po vinte në rënie.

Rajoni i Samit ndodhet në kufi me atë rus të Kurskut, pjesë të të cilit u morën nën kontroll vitin e kaluar nga forcat ukrainase, në një ofensivë surprizë, përpara se të dëboheshin nga trupat vendase disa muaj më vonë.

Inkursioni në Kursk shënoi një moment turpi për Rusinë dhe në prill, presidenti Vladimir Putin njoftoi planin për krijimin e zonave të sigurisë përgjatë kufirit, për të ofruar mbështetje shtesë për distriktet që ndodhen në kufi me Ukrainën.

Që prej atëherë, Moska ka angazhuar njësitë e saj luftarake në Sami dhe në maj, presidenti Ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi se 50 mijë trupa të përgatitura ruse ishin përqendruar gjatë kufirit dhe planifikonin të krijonin një zonë sigurie prej 10 kilometrash.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026