Man City argëtohet me Juventusin, “zonjën” e pret Reali i Madridit

27 Qershor 2025 | 11:06

Këtë të premte janë konfirmuar 16 skuadrat të cilat avancojnë në fazën me eliminim direkt në Kupën e Botës për klube. Përballja më interesante e duket ajo mes Juventusit dhe Realit të Madridit.

Manchester City, Juventus, Real Madrid dhe Al Hilal janë skaudrat e fundit që kanë siguruar kalimin më tej në Botërorin e klubeve. Të enjten fitore regjistruan anglezët e Pep Guardiolës, të cilët i dhanë një shuplakë të fortë Juventusit, duke e mposhtur në shifrat 5-2. Një dominim absolut nga the cityzens të cilët dhuruan spektakël që në fraksionin e parë, ndërsa gjetën golin me Doku dhe autogol i Kalulu. Bardhezinjtë shënuan me mesfushorin Koopmeiners.

Në fraksionin e dytë ritmi britanikëve ishte i lartë dhe shënuan me Haaland, Foden dhe një supergol i Savinho, ndërsa Juventus reagoi me Vlahovic, por vetëm për statistikë, pasi ndeshja u mbyll 5-2.

Në të njëjtin grup Al Ain mposhti Wydadin. Faza e grupeve u mbyll me dy duelet e fundit Al Hilal-Pachuca 2-0 dhe Salzburg-Real Madrid 0-3. Golat për galaktikët u shënuan nga Vini Jr, Valverde dhe i riu Garcia. Sfida më interesante e fazës së 1/16 duket Real Madrid-Juventus, por dhe Man City-Al Hilal. Nuk do të mungojë as klasikja braziliane mes Botafogos dhe Palmeirasit. Shorti është treguar i butë për PSG, Bayern e Inter.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026

Raiffeisen Bank Shqipëri është vlerësuar me tre nga çmimet më prestigjioze ndërkombëtare të industrisë bankare në kuadër të Euromoney Awards for Excellence 2026, duke u...
14:09 | 17/07/2026

Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të premte një takim me aktorë të sipërmarrjes dhe sistemit bankar në vend, për të promovuar dhe diskutuar ecurinë e...
14:04 | 17/07/2026

“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla

Kryeministri Edi Rama foli këtë të premte në prezantimin e programit “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, të cilin e cilësoi si programin më ambicioz të mbështetjes së...
13:02 | 17/07/2026