Flamur Noka pas daljes nga SPAK: U thirra për krimet zgjedhore, task-forca…

27 Qershor 2025 | 11:28

Deputeti demokrat Flamur Noka ka dhënë një deklaratë pas daljes së tij nga SPAK ku u paraqit këtë të premte rreth orës 10:00.

Noka tha se në Prokurorinë e Posaçme ishte thirrur për kallëzimet e bëra nga PD-ja për krimet zgjedhore.

Ai shtoi se në ambientet e SPAK konstatoi se “task-forca elektorale për krimin zgjedhor kishte vdekur atë ditë që ishte krijuar”.

“Sot krimi elektoral ka vendosur fatin e votës së shqiptarëve. Janë dhjetëra raste kallëzimesh dhe referimesh që partia demokratike ka paraqitur te SKAP-i i partisë duke nisur që nga Durrësi, që nga Vora, që nga Elbasani, që nga Shkodra, Fieri, Vlorë dhe gjithë Shqipëria. Unë isha për një sërë kallëzimesh që lidhen me krimin zgjedhor. Konstatova që task-forca elektorale për krimin zgjedhor kishte vdekur atë ditë që ishte krijuar”,-tha deputeti Noka.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026