Manjani për sherrin Shehaj-Noka-Mziu: “Ishte kurth”, sot e “hëngri Muli”…
Juristi Ylli Manjani ishte i ftuar këtë të enjte në emisionin “Now” në Euronews Albania nga ku ka folur për konfliktin e ndodhur në Parlament mes opozitës, saktësisht mes Agron Shehajt, Flamur Nokës dhe Xhelal Mziut.
Sipas Manjanit, kjo situatë ishte tejet e zakonshme referuar kushteve ku ndodhemi në prag zgjedhjesh.
“Asgjë e jashtëzakonshme, në kushtet ku jemi në prag fillimi të fushatës elektorale ku çdo fjalë dhe hapësirë publike shfrytëzohet, edhe në Parlament ndodh diçka e tillë.
E vetmja gjë e re ishte mllefi i akumuluar me eksponent si Shehaj. Ka një mllef të brendshëm i cili u shfry sot dhe kaq. Dikur deputetët ja thonin njëri-tjetrit në vesh sot gjërat, sot ja thonë haptazi. Shehaj e ka deklaruar vetë se nuk shifte pika takimi me PD”, tha juristi.
Ai theksoi se e gjithë situata ishte qartësisht një kurth që të ndodhnin konfrontime dhe largime nga Parlamenti.
“Asgjë anormale, sot e hëngri Muli, nesër dikush tjetër. I jashtëzakonshëm është vetëm fakti kur Parlamenti është bosh”, u shpreh Ylli Manjani.
LEXONI GJITHASHTU:
Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit