Përfundon procesi i rinumërimit në qarkun Tiranë, asnjë ndryshim në mandate
Ka përfunduar procesi i rinumërimit të 1208 kutive të votimit në qarkun e Tiranës, me përjashtim të njësisë nr. 10 dhe Bashkisë Vorë, ku u aplikua sistemi i votimit dhe numërimit elektronik.
Sipas rezultateve përfundimtare të rinumërimit, nuk ka asnjë ndryshim në shpërndarjen e mandateve dhe as në renditjen e kandidatëve në listat e hapura.
Gjithsesi, nga analiza e rezultateve të rinumëruara, partitë politike kanë humbur vota në krahasim me numërimin fillestar, ku komisionerët politikë kishin konsideruar të vlefshme një numër votash që rezultuan të pavlefshme në verifikim.
Humbjet në vota për secilën forcë politike janë si më poshtë:
- Partia Demokratike: Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM): –612 vota
- Partia Socialiste (PS): –381 vota
- Partia Mundësia: –44 vota
- Koalicioni “Shqipëria Bëhet”: –44 vota
- Lëvizja Bashkë: –57 vota
Ndërkohë, Koalicioni Euroatlantik 2021, i drejtuar nga Lulzim Basha, fitoi 21 vota më shumë pas rinumërimit, të cilat rezultuan si gabime të procesit fillestar të numërimit.
Nga procesi i rinumërimit në qarkun Tiranës, Blerina Gjylameti merr 21 vota që i janë hequr nga numërimi fillestar, ndërsa Olta Xhaçkës i zbriten 51 vota. Pavarësisht kësaj, nuk ndryshon mandati që Xhaçka fitoi. Kjo ishte gara më e ngushtë brenda PS në qarkun Tiranë.
Ndërsa brenda PD-ASHM, gara ishte mes Ilir Alimehmetit dhe Jorida Tabakut. Nga rinumërimi, Ilir Alimehmetit i zbriten 137 vota, ndërsa Jorida Tabaku i zbriten 250 vota.

LEXONI GJITHASHTU:
Plagosja e 18-vjeçarit në Korçë, njerku e sulmoi me thikë gjatë një darke familjare
Iso-polifonia shqiptare pjesë e kolonës zanore në filmin “Odisea”, mjeshtri Vendim Kapaj jep detaje
37-vjeçari dhunon djalin e bashkëjetueses në Korçë, i riu me plagë në kokë. Policia jep detajet (VIDEO)
- 09:56 Plagosja e 18-vjeçarit në Korçë, njerku e sulmoi me thikë gjatë një darke familjare
- 09:49 Shpërthimi i sëmundjes së legjionarëve në New York, regjistrohet viktima e parë
- 09:26 Irani rifillon sulmet ndaj vendeve të Gjirit pas një nate tjetër sulmesh amerikane
- 09:21 Policia gjen anijen që u fundos gjatë javës në San Francisko, identifikohet trupi i viktmës
- 09:12 Iso-polifonia shqiptare pjesë e kolonës zanore në filmin “Odisea”, mjeshtri Vendim Kapaj jep detaje
- 08:56 Bahreini intercepton disa sulme ajrore iraniane