Berisha: Kutitë e votimit u mbushën jashtë dhe u zëvendësuan në qendrat zgjedhore
27 Qershor 2025 |
13:20
Kyetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka vijuar akuzat ndaj mazhorancës lidhur me procesin zgjedhor të 11 majit, duke pretenduar manipulim të gjerë përmes zëvendësimit dhe mbushjes së kutive të votimit.
Në një konferencë për shtyp të mbajtur mesditën e kësaj të premteje, Berisha deklaroi se gjatë verifikimeve të materialeve zgjedhore janë evidentuar shkelje të rënda procedurale dhe mospërputhje të dhënash në një sërë qendrash votimi në Tiranë.
“Këto qendra votimi… ngjallin dyshime të forta se përveç Trenit Bullgar, është përdorur edhe mbushja dhe zëvendësimi i kutive të votimit me kuti të tjera,” deklaroi Berisha.
Ai solli në vëmendje disa raste konkrete, për të cilat pretendon se faktojnë manipulimet e kryera:
- QV 2247: Janë gjetur 9 fletë votimi më shumë sesa janë deklaruar në procesverbalin nr. 08. “Nuk mund të dalin 9 fletë më shumë në asnjë rrethanë,” tha Berisha. Sipas tij, fletët nuk i përkasin asaj qendre, çka ngre dyshime se kutia është zëvendësuar.
- QV 2251: Sipas Berishës, mungojnë vulat e komisionerëve dhe shiriti përmbledhës i votuesve i gjeneruar nga pajisja PEI, çka sipas tij, dëshmon se kutia nuk është origjinale. “Kjo kuti nuk ka të bëjë me komisionerë, ka të bëjë me patronazhistët,” tha ai.
- QV 2251/1: Mungojnë vulat e komisionerëve.
- QV 2263: Janë deklaruar 419 fletë të papërdorura, ndërsa janë gjetur vetëm 371 – një diferencë prej 48 fletësh. Po ashtu, është konstatuar një person që ka votuar pa qenë në listën e zgjedhësve.
- QV 2274: Mungon procesverbali 07, që identifikon vulat e sigurisë, një tjetër element që sipas Berishës tregon se kutia është sjellë nga jashtë.
- QV 2283: Procesverbali 08 deklaron 519 fletë të papërdorura, por janë gjetur vetëm 310.
- “Mungojnë 209 fletë. Kjo kuti votimi nuk ka lidhje me kutinë e qendrës, duket e sjellë nga zyrat e PS,” akuzoi Berisha.
- QV 2614: Mungon procesverbali 07.
- QV 2647: Mungojnë të gjitha fletët e papërdorura.
- QV 2657: Deklarohen 290 fletë të papërdorura, por gjenden vetëm 208 – 82 më pak.
- QV 2675: Gjendet një fletë pa vulë, ndërsa mungon procesverbali 08.
- QV 2682: Mungon procesverbali 08.
- QV 2846: Mungojnë procesverbalet 07 dhe 08. Janë gjetur 207 fletë votimi, ndërkohë që pajisja PEI regjistron vetëm 141 votues, duke krijuar një diferencë prej 66 votash të dyshimta.
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet