Ministri i Jashtëm i Iranit pranon se ka pasur dëme të mëdha në centralet bërthamore

27 Qershor 2025 | 14:32

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, ka konfirmuar se sulmet ajrore të SHBA-së dhe Izraelit kanë shkaktuar dëme “tepër serioze” në centralet bërthamore të vendit. Ai njoftoi se Organizata e Energjisë Atomike e Iranit po kryen një vlerësim të detajuar të dëmeve.

Deklarata erdhi disa orë pasi Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, mohoi që sulmet të kishin shkatërruar programin bërthamor. Ai tha se goditjet amerikane nuk “arritën asgjë domethënëse”. Khamenei e cilësoi si “ekzagjerim” deklaratën e presidentit amerikan Donald Trump, i cili pretendoi se bombat kishin shkatërruar plotësisht tre centralet bërthamore iraniane.

Ndërkohë, ministri i Jashtëm theksoi se Irani nuk ka plane për të rifilluar bisedimet bërthamore me SHBA-në. Ai deklaroi se nuk është arritur asnjë marrëveshje apo rregullim dhe se qeveria po shqyrton mënyrën më të mirë për të përfaqësuar interesat e popullit iranian në diplomaci, duke paralajmëruar një “formë të re” qasjeje.

Sipas mediave ndërkombëtare, administrata Trump ka diskutuar mundësinë e lehtësimit të sanksioneve dhe lirimin e fondeve iraniane në këmbim të ndihmës për zhvillimin e një programi bërthamor civil, por zhvillimet e fundit mund të pengojnë këtë proces.

Parlamenti iranian miratoi së fundmi një ligj që ndalon bashkëpunimin me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, duke hequr kështu angazhimin e Iranit për inspektime ndërkombëtare.

Izraeli justifikon ofensivën e tij me pretendimet për ndalimin e planeve iraniane për zhvillimin e armëve bërthamore, ndërsa Irani insiston se programi i tij ka karakter vetëm civil.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
20:43 | 15/07/2026

Zjarre të mëdha në Kanada, përfshihet nga flakët dhe një tren mallrash me punëtorë brenda

Një tren mallrash në Kanada është përfshirë nga flakët për shkak të një zjarri të madh. Sipas mediave ndërkombëtare, punëtorët sapo janë përfshirë nga zjarri...
19:40 | 15/07/2026

Gjermania rrit ndjeshëm taksën mbi duhanin, një paketë pritet të shkojë 12 euro

Qeveria gjermane planifikon të rrisë taksën mbi produktet e duhanit më shumë sesa ishte parashikuar fillimisht, si pjesë e masave për mbrojtjen e shëndetit publik...
18:29 | 15/07/2026