Forumi Global i Nikotinës/ Rishikimi i strategjive kundër duhanit

27 Qershor 2025 | 18:11

Studiues, specialist të shëndetit publik dhe përfaqësues nga industria e duhanit të mbledhur në Forumin Global mbi Nikotinën në Varshavë, kanë vënë në dyshim qasjen e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) ndaj produkteve alternative të nikotinës. Ata shprehen se OBSH ndjek një qëndrim që “injoron provat shkencore” dhe se kjo saboton strategjitë e reduktimit të dëmit, të cilat janë në dobi të konsumatorit dhe shëndetit publik.

Panelistët ranë dakord se pretendimet e OBSH-së, që refuzojnë produktet alternative, si në mediat sociale ashtu edhe në dokumentet zyrtare, përdorin gjuhë alarmiste, nuk marrin në konsideratë studimet kryesore dhe nuk hedhin poshtë mitet që qarkullojnë për produktet me risk të reduktuar në një kohë që ka prova të mjaftueshme për të thënë me siguri se produktet alternative paraqesin një rrezik shumë më të ulët se cigaret tradicionale.

Një nga vërejtjet kryesore ishte përdorimi i termit “krijon varësi të lartë” për të përshkruar nikotinën ndërkohë që studiuesit janë të mendimit se kjo shprehje, pa nuanca shkencore, krijon konfuzion midis varësisë fizike dhe varësisë psikologjike, duke mos marrë parasysh faktorë të tillë si mënyra e administrimit të nikotinës dhe karakteristikat individuale të konsumatorit.

Gjithashtu u vu në dyshim fakti që OBSH vazhdon të lidhë produktet si vape me sëmundje kancerogjene, për të cilat ka shumë prova shkencore, por komuniteti shkencor kërkon të hidhet poshtë teoria që nikotina shkakton kancer.

Ata gjithashtu akuzuan OBSH-në për “ngatërrimin e rreziqeve të mundshme me rreziqet aktuale, duke injoruar faktorë kryesorë si doza apo ekspozimi”. Ndërsa theksuan se në disa studime të përdorura nga OBSH bazohen në ekspozime ekstreme te minjtë, kushte që nuk korrespondojnë me përdorimin njerëzor.

Nisur nga diskutimet mbi fakte panelistët dakortësuan se modeli aktual i OBSH-së, i fokusuar ekskluzivisht te ndalimi  është i vjetëruar dhe nuk pasqyron zhvillimet shkencore në reduktimin e demit ndaj edhe rekomandun rishikimin e strategjive kundër duhanit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbyllet protesta! Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar këtë të mërkurë në autostradën Tiranë–Durrës, ku dy automjete janë përfshirë në një përplasje të fortë. Sipas informacioneve...
21:40 | 03/06/2026