Policia e Kosovës ndalon disa persona gjatë festimit në Gazimestan
Policia e Kosovës i ka ndaluar disa persona të shtunën në Gazimestan – rreth dhjetë kilometra larg Prishtina, teksa serbët nga Kosova, Serbia dhe vendet e rajonit, e kanë festuar Vidovdanin, festë në të cilën përkujtojnë betejën kundër ushtrisë turke në Kosovë në vitin 1389.
Personat e ndaluar janë dëgjuar duke kënduar këngë për Kosovën dhe duke bërtitur “Kosova është zemra e Serbisë” dhe “Kosova është Serbi”.
Vidovdani festohet tradicionalisht edhe nga Kisha Ortodokse Serbe, e cila kryen edhe rit fetar, si shenjë përkujtimi për ushtarët e vrarë në atë që njihet si Beteja e Kosovës.
Në hapësirat ku është mbajtur organizimi ka pasur prezencë të madhe policore, përfshirë pjesëtarë të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës. Të pranishëm kanë qenë edhe pjesëtarë të Inspektoratit të Policisë së Kosovës.
Festimi i Vidovdanit këtë vit kaloi pa incidente tjera të mëdha. Zyrtarët policorë i kanë kontrolluar të gjithë ata i janë bashkuar festës.
Në vitet e kaluara, pjesëmarrësit kanë pasur ankesa për “përdorim të tepërt të forcës” nga policia.
LEXONI GJITHASHTU:
Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor