Zjarri rrezikon banesat e fshatit në Gjirokastër, ndërhyjnë zjarrfikësit
29 Qershor 2025 |
12:16
Një vatër zjarri ka përfshirë një sipërfaqe kullote në rrethinat e fshatit Arshi Lengo, Gjirokastër ndërsa është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për lokalizimin dhe vendosjen nën kontroll të flakëve.
Zjarri është shfaqur rreth orës 11.00 në fshatin Arshi Lengo, në një sipërfaqe me barëra e shkurre, shumë pranë banesave.
Në vendngjarje mbërritën dy automjete zjarrfikëse me grupet e efektivëve.
“Ndërhymë në dy drejtime fillimisht duke larguar rrezikun nga ana e banesave dhe më pas për mospërhapjen e zjarrit në një sipërfaqe të gjerë”, pohon drejtuesi i Shërbimit Zjarrfikës, Gramoz Llapi.
Nga ndërhyrja e shpejtë dhe efikase e zjarrfikësve të mbështetur nga banorët zjarri u vu nën kontroll dhe po vijon operacioni deri në shuarjen e plotë të tij.
Lajme të Sugjeruara
Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, njoftoi se kanë nisur procedurat për shpalljen e efektivit Enea Mekolli, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës, me...
Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë