I dënuar me burg përjetë, Laert Haxhiut i gjendet celular në qeli
Në vazhdën e kontrolleve blic në luftën kundër sendeve të paligjshme dhe narkotikëve për subjektet e krimit të organizuar, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka ushtruar kontroll dhe i ka gjetur telefon në qeli Laert Haxhiut.
Haxhiu është i dënuar me burg përjetë për masakrën e Lushnjës në 2017, që përfundoi me vrasjen e Zamir Latifit dhe Jurgen Hoxhës, si dhe plagosjen e Marjus Xhepexhiut dhe Bujar Turkut dhe po e vuan dënimin në burgun e sigurisë së lartë të Drenovës.
Sipas SPAK shënjestër e “masakrës së Lushnjës” ishte nipi i Aldo Bares, Xhuljo Shkurti që i shpëtoi plumbave. Më herët për të njëjtën ngjarje janë dënuar me burg për jetë edhe Anterio Kaloshi e Orges Bilbili, dy bashkëpunëtorët e ngushtë të Haxhiut.
Laert Haxhiu rezulton i përfshirë edhe në ngjarje të tjera kriminale. Ai është dënuar me 19 vite burg nga gjykata e Lushnjës për një tjetër atentat ku u plagosën disa persona dhe sërish objektivi i sulmit ishte Xhulio Shkurti.
Po kështu, emri i Laert Haxhiut doli nga dëshmia e Artan Tafanit, që tregoi se grupi i Haxhiut ka organizuar disa vrasje dhe disa ngjarje të rënda kriminale që kanë ndodhur në Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Korçë.
Ai po e vuan dënimin në burgun e sigurisë së lartë të Drenovës.
LEXONI GJITHASHTU:
Shqipëria, ndër më të prekurat në Europë nga rënia e lindjeve dhe popullsisë
Shqipëria priti 12% më shumë vizitorë në maj, rajoni verior shënoi rritje të lartë
35.4 mld lekë nga eksportet në qershor, rritje 13% nga shitja e karburanteve
- 19:25 Të shtëna me armë zjarri në Danimarkë, vritet një person. Plgoset polici dhe autori (VIDEO)
- 19:18 Raporti i KE për Shqipërinë: Korrupsioni mbetet shqetësim
- 19:18 Qeveria britanike merr vendimin: Nga prilli pijet energjike do të ndalohen për personat nën 16 vjeç
- 19:08 Japonia zbut rregullat e trashëgimisë mbretërore, por nuk ka ndyshime në ligjin që ndalon gratë të ngjiten në fron
- 18:56 Izraeli sulm në një ceremoni mortore në Gaza, plagosen rreth 20 persona. Vriten 7 të tjerë
- 18:54 Tërmet i fortë në Meksikë, sa ishte magnituda. Lëshohet paralajmërim për cunami (VIDEO)