Banda e Laert Haxhiut në GJKKO, dëshmon për herë të parë bashkëpunëtori i drejtësisë
Për herë të parë në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dëshmuar bashkëpunëtori i drejtësisë Artan Tafani, i cili ka pranuar të bashkëpunojë me SPAK, duke rrëfyer 17 episode kriminale të lidhura me grupin e Laert Haxhiut.
Në këtë çështje, SPAK ka marrë të pandehur tetë persona, të akuzuar për një sërë veprash penale të kryera në qytete të ndryshme të vendit.
Artan Tafani u arrestua në shtator të vitit 2023, pas një grabitjeje me armë në një pikë këmbimi valutor në zonën e Astirit, në Tiranë.
Gjatë seancës dëgjimore në GJKKO, ai iu përgjigj pyetjeve të prokurorit të çështjes, Behar Dibra. Tafani tregoi për jetën e tij dhe rrugën drejt përfshirjes në botën e krimit:
“Kam qenë emigrant në Greqi, ku jam marrë me drogë dhe pata probleme. U ktheva në Shqipëri dhe në vitin 2015 përfundova në burg për vjedhje. Kisha probleme ekonomike. Dënimin e vuajta në burgun e Rrogozhinës dhe më pas në burgun e Kosovës, në Lushnjë.”
Ai rrëfeu se ishte përdorues droge dhe se në vitin 1997 i ishte vrarë babai në fshatin Karbunarë. Pas kësaj ngjarjeje, kishte emigruar me nënën në Greqi.

“Isha i vogël kur ika. Kishim një biznes familjar me materiale ndërtimi. Në Greqi punova fillimisht në mënyrë të ndershme, me bojra dhe lyerje. Në vitin 2006 u ktheva në Lushnjë dhe punova me xhaxhain në ndërtim. E lashë drogën për një kohë, por më pas u përfshiva sërish në probleme. Në 2015 vodha një pikë ‘Western Union’-i, prej nga më dërgonin para të afërmit nga Greqia. U arrestova dhe u dënova me 6 vite burg.”
Tafani tregoi se gjatë qëndrimit në paraburgim ishte njohur me persona të përfshirë në grupe kriminale nga Lushnja. Ai përmendi takimet me Lulzim Spahiun, pas një ngjarjeje ku u plagos Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Bares, dhe ku arma u gjet tek stani i babait të Laert Haxhiut, Qamil Haxhiu.
“Pas daljes nga burgu, u takova me Lulzimin te një karburant i Saimir Taullahut. Më çoi llaf Klajdi Taullahu se donte të më takonte Lulzimi, për të bërë ndonjë ‘punë me mall’. Më pas, u takuam te ‘Palma Nova’ me Laert Haxhiun, ishte hera e parë që e shihja. Anterio Kaloshin e njihja nga burgu në Rrogozhinë. Unë kam përdorur edhe emrin tjetër: Marius,” tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Fermerët e Korçës thirrje qeverisë: Na ndihmoni të sigurojmë prodhimet
Gazetari shqiptar në SHBA tregon historinë e Goxhajt në luftën e Kosovës: Dokumenti t’i nënshtrohet ekspertizës
Rama shpall ‘non grata’ një nga protestueset nga Kosova, Ikballe Huduti
- 15:36 Fermerët e Korçës thirrje qeverisë: Na ndihmoni të sigurojmë prodhimet
- 15:19 Gazetari shqiptar në SHBA tregon historinë e Goxhajt në luftën e Kosovës: Dokumenti t’i nënshtrohet ekspertizës
- 14:45 Rama shpall ‘non grata’ një nga protestueset nga Kosova, Ikballe Huduti
- 14:25 Franca, Spanja dhe Holanda dërgojnë ekipe kërkim-shpëtimi në Venezuelë
- 14:21 Ish-themeluesi UÇK-së, Xhavit Haliti: Goxhaj të tregojë kë ka pasur komandant
- 14:19 Kupa e Botës, momenti kur makina merr përpara tifozët në Meksikë. Disa të plagosur (VIDEO)