Kurti: Pjesëmarrësit e sulmit në Banjskë, më afër Vuçiçit se rojet e tij personale

30 Qershor 2025 | 13:38

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar ashpër pas raportimeve se persona të përfshirë në sulmin terrorist në Banjska të Zveçanit janë parë duke ofruar siguri për presidentin serb Aleksandar Vuçiç. Sipas Kurtit, këto pamje konfirmojnë lidhjen e drejtpërdrejtë mes strukturave të organizuara kriminale dhe autoriteteve të Beogradit.

Në një deklaratë për media nga Prishtina, ku po vendoste gurthemelin për një çerdhe të re, Kurti tha se:

“Të njëjtit janë edhe më afër se mbrojtja e afërt e presidentit të Serbisë. Kjo tregon se kemi pasur të drejtë kur kemi thënë se ky grup kriminal e terrorist është i dirigjuar, financuar nga Beogradi.”

Kreu i qeverisë rikujtoi se Qeveria e Kosovës kishte shpallur organizatat “Mbrojtja Civile” dhe “Brigada Veriore” si grupe terroriste që në qershor të vitit 2023. Ai theksoi se personat e përfshirë në sulmin e 24 shtatorit 2023 në Banjska, ku u vra rreshteri policor Afrim Bunjaku, janë të njëjtit që tani shfaqen në shërbim të presidentit serb.

Në raportimet e mediave serbe dhe dëshmitë e aktivistëve dhe opozitës në Beograd, përmenden emrat e Milorad Jevtiq (“Micko”), Zarko Cvetkoviq, Vladimir Vuçetiq dhe Vukashin Jarediq, të gjithë të përfshirë në aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Speciale e Kosovës në lidhje me ngjarjen në Banjska.

“Janë njerëz të ushtruar në Serbi, marrin urdhrat prej andej dhe kanë bërë agresion në Kosovë. Prandaj, ata duhet t’i dorëzohen drejtësisë kosovare”, u shpreh Kurti.

Ai shtoi se regjimi në Beograd nuk po heq dorë nga lidhjet me strukturat kriminale dhe se veprimet e tilla dëshmojnë për bashkëpunimin në rritje me Moskën.

“Beogradi, që mohon krimet e luftës në Kosovë, sot vetëm sa e shton bashkëpunimin me Kremlinin dhe presidentin despotik Putin,” përfundoi Kurti.

Pjesëmarrja e të akuzuarve në ngjarje zyrtare pranë presidentit serb ka ngjallur reagime të ashpra nga shoqëria civile dhe opozita në Serbi, të cilët kanë akuzuar Vuçiçin se ka shndërruar terroristët në mbrojtës personalë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në hyrje të tunelit të Skërficës, në rrugën kombëtare Kardhiq-Delvinë. Një automjet ka dalë nga rruga duke...
22:32 | 25/06/2026

Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën

Moti i keq që ka përfshirë pasditen dhe mbrëmjen e së enjtes qarkun e Gjirokastrës ka sjellë probleme në disa zona të Bashkisë Dropull. Si...
21:58 | 25/06/2026

Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit

“Një agjent nuk del me fytyrë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, por vepron në mënyrë të fshehtë.” Kështu u shpreh aktivisti Ervin Goci në...
21:57 | 25/06/2026