Kush janë zyrtarët që janë marrë nën hetim bashkë me kreun e Prokurimeve Publike
Kreu i Komisionit të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri, është marrë zyrtarisht i pandehur nga SPAK, këtë të hënë, në lidhje me një procedurë prokurimi të dyshuar të zhvilluar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë caktoi ndaj tij masën e sigurisë “Detyrim paraqitje” dhe “pezullimin nga detyra”, duke e larguar përkohësisht nga drejtimi i institucionit.
Euronews Albania ka siguruar dhe emat e funksionarëve të tjerë publikë që janë nën hetim në të njëjtën dosje me kreun e Prokurimeve Publike.
Mësohet se janë marrë të pandehur 10 persona të tjerë. Dosja lidhet me prokurimin e një rruge, më datë 18 shtator 2020, me një fond limit prej 219.8 milion lekësh (pa TVSH).
Të pandehurit në këtë hetim janë:
- Jonaid Myzyri
- Vilma Zhupaj
- Lindita Skeja
- Merita Zeqaj
- Enkelejda Bega
- Vladimir Hodaj
- Marjana Hasani
- Gerald Adhiaj
- Ardian Kaza
- Ndoc Kulla
- Mehdi Lala
Sipas njoftimit zyrtar të SPAK, procedimi penal ka si objekt tenderin me numër reference REF-65268-07-13-2020, për mirëmbajtjen me performancë të segmentit rrugor Rrëshen – Shpal – Qafë Bene – Hadroj – Ura e Repsit, i zhvilluar nga ARRSH.
Prokuroria e Posaçme dyshon se Komisioni i Prokurimeve Publike, nën drejtimin e Myzyrit, ka favorizuar një bashkim operatorësh ekonomikë që kanë përdorur dokumente të falsifikuara, duke mos marrë parasysh paligjshmëritë e konstatuara në dokumentacion. Këto veprime dyshohet se janë bërë në bashkëpunim dhe në shkelje të barazisë në tender.
Tetë nga të pandehurit (përfshirë Myzyrin) akuzohen për “Shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera” në bashkëpunim (nenet 258 dhe 25 të Kodit Penal), ndërsa tre të tjerë (Mehdi Lala, Ndoc Kulla dhe Ardian Kaza) për “Falsifikim të vulave, stampave ose formularëve” (neni 190).
LEXONI GJITHASHTU:
Protestuesit zhvendosen drejt komisariatit, automjeti i policisë nuk lejohet të kalojë (VIDEO)
Rama: Mos zbrisni te komentet! Kohë e ngarkuar, algoritmi në fazë histerie
9 policë të dëmtuar nga protesta, shoqërohen 18 persona
- 14:01 Protestuesit zhvendosen drejt komisariatit, automjeti i policisë nuk lejohet të kalojë (VIDEO)
- 13:52 Rama: Mos zbrisni te komentet! Kohë e ngarkuar, algoritmi në fazë histerie
- 13:48 Një tërmet i fortë godet Greqinë, sa ishte magnituda
- 13:45 9 policë të dëmtuar nga protesta, shoqërohen 18 persona
- 13:29 Lihen në burg 2 autorët për plagosjen e Brian Syzos në Pogradec
- 13:19 Momenti kur protestuesit thyejnë me gurë dhe sende të forta xhamat e automjetit të policisë (VIDEO)