“Jam i ri për t’i thënë lamtumirë politikës”, Bushati flet për raportet me Ramën
Ish-ministri i jashtëm Ditmir Bushati tha në emisionin Now në Euronews Albania se kontributi i tij për PS, si familja e tij politike, nuk do të mungojë sa herë të kërkohet.
Bushati e cilësoi vendimmarrje personale të kryetarit të PS Edi Rama atë për të mos e përfshirë në zgjedhjet e 2021 apo për ta larguar nga kryesia, ndërsa theksoi se pavarësisht kësaj nuk ndërmend të bëjë asnjë kapërcim politik.
“Unë jam i ri për t’i thënë lamtumirë politikës, ka qenë një vendimmarrje e kryesisë së partisë për të mos më përfshirë në zgjedhjet e 2021, ka qenë gjithashtu vendimmarrje e tij për të më larguar nga kryesia e PS. Spaletat janë të rëndësishme, por jo aq sa karakteri i njeriut. Unë jam aty ku kam qenë gjithmonë, nuk është se kam ndërruar organizatë politike. Unë jam njëri që preferoj të shoh përpara duke reflektuar se çfarë ka ndodhur pas, por nuk in kam vlerësua kurrë kolegët që kanë bërë kalime nga njëra parti te tjera sepse më janë dukur si lojtarët që ndërrojnë fanelat nga një klub në një tjetër. Kam menduar se kjo është familja politike që i përkas, me të mirat me të këqijat. Kam menduar se disa gjëra duhen thënë në atë familje dhe jashtë. S’i kam rënë njeriu me gurë dhe për sa kohë ë kem energji do vazhdoj të jap kontributin tim aq sa mundem”, tha Bushati.
LEXONI GJITHASHTU:
- A do ulen në bisedime Kosova dhe Serbia? Bushati komenton qëndrimet e Trump
- Vota në OKB për Gazën, Bushati: Shqipëria duhet të respektojë historinë e saj
Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit
“Rama jepe dorëheqjen”, protestuesit marshojnë dhe ndalen para Parlamentit në Tiranë
- 13:59 “The Albanian Files”/ Berisha reagon pas deklaratës së Ramës: E trajton Shqipërinë si Sulltanatin e tij
- 13:32 Shifrat e pabesueshme të Messit
- 13:05 9 ekipe afrikane arrijnë në fazën eliminatore të Kupës së Botës FIFA 2026
- 13:02 Rusia pretendon se ka pushtuar dy vendbanime të tjera në Ukrainë
- 12:37 Vidovdani/ Policia e Kosovës, kontrolle të rrepta serbëve në hyrje të Gazimestanit (VIDEO)
- 12:26 I nxehti brutal/ Mbi 1 mijë të vdekur në Francë, OBSH: Impakt tek shëndeti dhe ekosistemet