Shkodër: Arrestohet 42-vjeçari, i sekuestrohen armë, municione dhe kokainë

1 Korrik 2025 | 09:22

Policia e Shkodrës ka finalizuar operacionin e koduar “Precedenti”, duke arrestuar në flagrancë një 42-vjeçar me precedent penal për armëmbajtje pa leje.

Operacioni u zhvillua në fshatin Kryebushat, pas administrimit të informacioneve operative mbi aktivitetin kriminal të shtetasit me iniciale Gj. M.

Gjatë kontrollit në automjetin e tij u gjetën doza kokaine të gatshme për shitje, ndërsa në banesë u sekuestruan 110 kapsolla detonatore, 2 armë zjarri tip pistoletë, një silenciator dhe municion luftarak.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan edhe automjeti dhe celulari i të arrestuarit. Hetimet vijojnë për të zbuluar lidhje të mundshme me rrjete të tjera kriminale.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

FAST Albania arreston në Kavajë 26-vjeçarin e kërkuar nga Italia për trafik droge

Një 26-vjeçar nga Kavaja, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, është arrestuar nga Sektori për Kërkimin (FAST Albania), në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore...
15:14 | 25/07/2026

Euronews siguron pamjet, momenti kur Refit Buzi liron ish-bashkëshorten pasi e kishte marrë peng (VIDEO)

Euronews Albania ka siguruar pamjet me dron nga operacioni i shpëtimit të ish-bashkëshortes së 35-vjeçarit Refit Buzi, i cili e kishte marrë peng pas vrasjes...
14:35 | 25/07/2026

Braçe pas lajmit për përplasjen me Ramën: Nuk më nxori njeri jashtë, të bëhet shembull ai që tregoi se çfarë ndodhi në mbledhje

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar ashpër pas raportimeve se ka pasur një përplasje me kryeministrin Edi Rama gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar...
14:14 | 25/07/2026