Kapen me mbi 1.2 kg kokainë në makinë, arrestohen dy të rinj në Tiranë

1 Korrik 2025 | 09:45

Dy të rinj janë arrestuar në flagrancë nga Policia e Tiranës, pasi u kapën me një sasi prej 1 kilogram e 234 gramë kokainë, e destinuar për shpërndarje në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Shtetasit B. A. dhe R. S., të dy 27 vjeç dhe banues në Tiranë, u ndaluan teksa lëviznin me automjet në aksin “Ura e Beshirit-Pezë”, gjatë operacionit antidrogë të koduar “Furnitorët”, për të cilin policia kishte 3 muaj që po punonte.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në automjet dhe banesat e të rinjëve, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan lëndën narkotike kokainë, e cila dyshohet se do t’u shpërndahej bashkëpunëtorëve të tjerë për shitje me doza në zonat e “Tiranës së Re”, “Kombinatit” dhe Selitës.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan gjithashtu automjeti dhe dy celularë që dyshohet se përdoreshin për komunikim dhe organizimin e aktivitetit kriminal.

Policia bën me dije se hetimet janë në vijim për të identifikuar dhe vënë përpara drejtësisë të gjithë personat e tjerë të përfshirë në këtë rrjet furnizimi dhe shpërndarjeje droge.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
16:48 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026