Aksident në Vlorë, mjeti ‘Golf’ godet këmbësoren dhe përplaset me një ‘Audi’

1 Korrik 2025 | 11:13

Një aksident u regjistrua ditën e sotme në rrugën Transballkanike, ku një automjet i llojit “Golf” goditi një këmbësore të moshuar rreth 65 vjeçe, e cila po kalonte në vijat e bardha. Pas goditjes, Golf-i u përplas me një tjetër automjet të tipit “Audi”.

Këmbësorja ra në tokë me plagë në trup dhe gjymtyrë, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Mësohet se kalimtarët dhe drejtuesit e automjeteve i dhanë ndihmën e parë deri në mbërritjen e policisë dhe ambulancës.

Gruaja po merr ndihmë mjekësore dhe do të transportohet në spitalin e Vlorës për trajtim të mëtejshëm.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës

Pasi qëndruan për rreth dy orë para Kryeministrisë, ku disa prej tyre mbajtën fjalime, protestuesit nisën marshimin e natës në rrugët e kryeqytetit, me pankarta kundër qeverisë...
21:23 | 26/06/2026

Policia shpëton dy turiste holandeze të bllokuara në Shpellën e Pëllumbasit (VIDEO)

Dy turiste nga Holanda janë shpëtuar nga shërbimet e Policisë së Shtetit, pasi mbetën të bllokuara në zonën e Shpellës së Pëllumbasit, në fshatin Pëllumbas,...
20:31 | 26/06/2026

Ministri Lamallari reagon për Ikballe Hudutit: Nuk merremi me protestues, por s’ka vend për ekstremizëm në Shqipëri

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ka reaguar në Facebook lidhur me shpalljen “person i padëshiruar” të Ikballe Hudutit në Shqipëri, duke e ndaluar...
20:20 | 26/06/2026