“Ervis Martinajn s’e njoh, as Malkon”- Dëshmon në gjyq babai i vëllezërve Duka
Në Gjykatën e Posaçme u zhvillua këtë të martë seanca gjyqësore ndaj Leonard Dukës dhe Erlis Dukës, të akuzuar për vrasjen e Santiago Malkos. Të martën para gjykatës u paraqit për të dëshmuar babai i tyre, Muhamet Duka.
“Kam lidhje miqësore me dy nga të pandehurit, disa nga të pandehurit e tjerë kam lidhje gjaku. Pranoj të dëshmoj para gjykatës,” deklaroi Duka në nisje të dëshmisë së tij.
69-vjeçari shtoi: “Nuk di që djemtë e mi të kenë patur konflikte me Santiago Malkon. As me Ervis Martinaj s’di të kenë patur konflikt.”
Babai i të pandehurve tha se nuk e njihte Ervis Martinaj dhe nuk ishte në dijeni të konflikteve që djemtë e tij mund të kishin me të.
“Nuk kam patur konflikt personal me Santiago Malkon. Leonard dhe Erlis Duka nuk kanë patur konflikt me Santiago Malkon. Ervis Martinajn nuk e njoh. Me këto shtetas djemtë e mi në dijeninë time s’kanë pasur asnjë konflikt,” tha ai.
Pyetjes së prokurorit Behar Dibra, Duka iu përgjigj:
“Aleksandër Maxhaku është i njohur për mua, është nipi im nga motra. Shkurt e thërrasin ‘Leks’, ‘Aleks’, varet. Kam 6 vjet pa e takuar, shumë ka. Nuk kam takuar ta takoj, nuk di asgjë ku ndodhet. Dritan Agaj është i njohur për mua. Njeri i njohur për ne. Një mbesa jonë e ka për burrë atë. E kemi tonin deri diku. Dritanin e kam parë me djemtë e mi, i shihja si çuna. Oltion Loga…
Nuk më kanë sjellë ndonjëherë shqetësime. Me shokët e çunave nuk jam ulur ndonjëherë. Nuk jam lënduar asnjëherë nga askush, gjysmën fjalë nuk më kanë thënë. Gëzim Mumajesin dhe Rivelino Mumajesin nuk i njoh. Aktiviteti i djalit me lloto i mirë ka qenë, tatimet i paguante, kështu e di unë. Me djalin rrija shumë rrallë, kisha punët e mia. Ervis Martinajn e kam dëgjuar si emër në media. Nuk e kam parë me djalin tim. Santiago Malkon e kam dëgjuar në media.”
Seanca e radhës është caktuar për më 9 korrik, ora 10:00, ku SPAK pritet të japë pretencën për të pandehurit Leonard Duka, Erlis Duka, Oltion Loga, Aleksandër Maxhaku, Fatmir Hyseni dhe Dritan Aga.
LEXONI GJITHASHTU:
Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik
Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë