Manipulim apo gabim? Braho: KAS po shqyrton rritjen e votave për kandidaten në Fier
Teksa po vijon rinumërimi i votave për Bashkinë e Fierit, anëtari i Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve , Ledio Braho, është ngritur shqetësimi lidhur me sasinë e votave që i janë shtuar deputetes së koalicionit “Shqipëria Madhështore”, Silva Hasaj.
Vetëm nga rinumërimi i dy bashkive, Lushnjë dhe Divjakë, Hasaj ka përfituar 586 vota shtesë. Braho tha se në disa qendra votimi janë konstatuar lëvizje të votave me mbi 15 apo 20 vota, duke shtuar se kjo situatë kërkon verifikime të mëtejshme.
“Duke iu referuar shifrës, në disa qendra votimi ka lëvizje me mbi 15 apo 20 vota dhe ne do e diskutojmë si KAS, në momentin që do përfundojë procesi i rinumërimit për qarkun Fier.
Referuar statistikave besoj se mund të kërkojmë nga komisioneri që ai të kryejë veprimet e mëtejshme për të verifikuar këtë situatë sepse duhen hapur më tej edhe kutitë e materialeve zgjedhore duhen verifikuar kush kanë qenë numëruesit dhe të shofim si do të vijojë”, tha Braho.
Sipas tij, nëse rezulton që lëvizjet e votave janë bërë nga të njëjtat grupe, mund të kemi të bëjmë me një vepër penale dhe do të ketë bazë për depozitimin e një kallëzimi penal. Në rastet ku diferenca është minimale, me 1 apo 2 vota, Braho tha se situata mund të trajtohet me sanksione administrative, sipas vendimmarrjes së KQZ-së dhe KAS-it.
“Nëse do jenë gupet e numërimit të njëjta që kanë bërë lëvizje të tilla të votave, ka elementë mjaftueshëm për të depozituar një kallëzim penal sepse do shihet qartë se lëvizjet janë shumë të mëdha. Nëse janë grupe numërimi të ndryshme, apo atje ku ka lëvizje me një apo dy vota ato kryesisht, janë në pjesën e sanksioneve administrative që është komisioneri shtetëror i zgjedhjeve që ia propozon KAS-it sipas procedurës dhe në vijojmë me vendimmarje për dënim administrativ me gjobë. Kjo do shihet në varësi të grupit të numërimit se ku kanë qenë lëvizjet më të mëdha të votave.
Duhen parë secila qendër votimit për secilin kandidat që të arrijmë në përfundim lidhur me këtë çështje. Nga kutia e votimit nuk dalin të gjitha votat që të dalim në një përfundim nëse është gabim njerëzor apo të jemi në kushtet e një vepre penale”, tha Braho.
LEXONI GJITHASHTU:
Dita e 27-të e protestës në Tiranë, qytetarët marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë
Betonizim dhe tharje e Banjave Termale të Bënjës? Rama: Manipulim dhe dezinformim digjital, algoritmi ka shpërthyer…
LIVE- Dita e 27-të e protestës në Tiranë, qytetarët marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë
- 19:50 Trump: Tarifa 100% për vendet evropiane që vendosin taksën dixhitale për kompanitë amerikane
- 19:43 Dita e 27-të e protestës në Tiranë, qytetarët marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë
- 19:33 Izraeli dhe Libani nënshkruajnë sonte në Uashington marrëveshjen e armëpushimit
- 19:31 Betonizim dhe tharje e Banjave Termale të Bënjës? Rama: Manipulim dhe dezinformim digjital, algoritmi ka shpërthyer…
- 19:10 LIVE- Dita e 27-të e protestës në Tiranë, qytetarët marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë
- 19:04 “Nuk e braktise vajzën edhe në frymën e fundit”, deklarata rrënqethëse e bashkëshortit që humbi gruan nga tërmeti