Trump do të bisedojë për Gazën dhe Iranin në takim me Netanyahun

1 Korrik 2025 | 20:20

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi të martën se do të bisedojë për gjendjen në Rripin e Gazës dhe për Iranin kur takohet me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, në Shtëpinë e Bardhë javën e ardhshme.

Trump pritet të takohet me Netanyahun të hënën dhe u tha gazetarëve gjatë një vizite në Florida se do të jetë “shumë i prerë” me të për nevojën e një armëpushimi të shpejtë në Gazë, duke theksuar se edhe Netanyahu e dëshiron një të tillë.

Zyrtari i lartë izraelit, Ron Dermer, ka qenë në Uashington këtë javë për të zhvilluar bisedime para takimit mes dy liderëve.

Ai pritej të takohej sot me të dërguarin special të SHBA-së, Steve Witkoff, sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio, dhe zëvendëspresidentin amerikan, JD Vance, tha një zyrtar izraelit.

Trumpi dhe Netanyahu bashkëpunuan në një operacion ushtarak kundër centraleve bërthamore të Iranit në qershor, i cili kulmoi bombardime nga bombarduesit amerikanë B-2.

Trump tha se bombardimet e “shkatërruan” kapacitetin bërthamor të Teheranit, megjithatë shkalla e dëmeve të shkaktuar në programin bërthamor iranian është e diskutueshme.

Trump tha se shpreson që javën e ardhshme të arrihet një marrëveshje armëpushimi për shkëmbimin e pengjeve midis Izraelit dhe militantëve të Hamasit, të mbështetur nga Irani, në Gazë.

Hamasi është i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

“Shpresojmë se do të ndodhë. Dhe, mezi presim që të ndodhë gjatë javës së ardhshme”, u tha ai gazetarëve duke u nisur nga Shtëpia e Bardhë për një vizitë njëditore në Florida.

“Dëshirojmë t’i lirojmë pengjet”, shtoi ai.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestuesit ritheksojnë kërkesat: Dorëheqja e Ramës dhe qeveri teknike

Për të katërtën ditë radhazi, protestuesit e mbledhur para Kryeministrisë kanë ritheksuar kërkesat e tyre drejtuar qeverisë. Këtë herë ishte Sidorela Vatnikaj ajo që lexoi...
20:04 | 25/06/2026

Dita e 26-të e protestës në Tiranë, aktivistët dhe qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë

Ka nisur marshimi i qytetarëve nga sheshi “Skëndërbej” drej Kryeministrisë edhe këtë të mërkurë kur regjistrohet dita e 26-të e protestës. Grumbullimi i qytetarëve nisi...
19:50 | 25/06/2026

Meteorologët: 2027-a pritet të jetë vit edhe më i nxehtë për shkak të El Nino-s, efektet ndihen dhe në Shqipëri

Meteorologët parashikojnë se viti 2027 do të jetë edhe më i nxehtë, si pasojë e ndikimit të fenomenit El Nino, i cili pritet të rrisë...
19:43 | 25/06/2026