Vazhdon mosbindja civile në Serbi, kaos dhe dhjetëra persona të ndaluar
Protestuesit kërkojnë mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, lirimin e studentëve të arrestuar dhe heqjen e kampit me çadra, që zyrtarët e Partisë Përparimtare Serbe (SNS) kanë ngritur mes ndërtesës së Presidencës dhe asaj të Kuvendit në Beograd.
Raportohet se një grup njerëzish, mëngjesin e së mërkurës, ndaloi trafikun pranë Fakultetit të Elektroteknikës në Beograd, por se policia e largoi pak më vonë nga rruga.
Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë njoftoi se, natën mes 1 dhe 2 korrikut, janë ndaluar 72 persona nga protestat, si dhe është kontrolluar identiteti i 976 pjesëmarrësve.
Sipas saj, gjatë 24 orëve të fundit në Serbi janë mbajtur 117 tubime të paparalajmëruara dhe janë bërë 87 bllokada trafiku – prej të cilave 68 në Beograd.
“Incidente u regjistruan në Zemun, Nish, Novi Sad dhe Valevë, ku disa persona u ndaluan për shkelje të rendit publik dhe kryerje të veprave penale, ndërsa policia veproi në përputhje me ligjin”, tha Ministria e Brendshme serbe.
Organizata akademike “Studentët në bllokadë” bëri thirrje për mosbindje civile, pas tubimit të 28 qershorit në Beograd.
Studentët janë duke protestuar që prej aksidentit në Novi Sad, ku nga shembja e një strehe prej betoni në stacionin hekurudhor më 1 nëntor, humbën jetën 16 persona.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset