Kurti pas takimit me Osmanin: Presim takimet e tjera për progresin e Kuvendit

2 Korrik 2025 | 12:48

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, deklaroi se do të bëjë “çmos” për të mundësuar konstituimin e Kuvendit të Kosovës, pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, në kuadër të përpjekjeve për zhbllokimin e ngërçit politik.

Në një prononcim për mediat, Kurti tha se me presidenten Osmani diskutuan “gjerë e gjatë” për situatën aktuale politike dhe aktgjykimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese, që u shpall të enjten. “Afatet po rrjedhin. Në javën e fundit të korrikut duhet që ta kemi konstituimin e legjislaturës së re”, theksoi ai.

Kurti u shpreh se është i përkushtuar që përmes “bashkëpunimit, konsensusit dhe kompromisit” të arrihet konstituimi i Kuvendit, duke e parë atë si hapin e parë drejt formimit të qeverisë së re.

Sipas tij, në takim u përmendën të gjitha elementet përbërëse të procesit dhe progresi do të vlerësohet pas përfundimit të takimeve që Osmani do të zhvillojë edhe me liderët e partive të tjera politike. “Në fund do të mund të shohim se sa kemi bërë përparim dhe nëse ai është i mjaftueshëm”, tha Kurti.

Gjykata Kushtetuese vendosi ditë më parë që deputetët janë të detyruar të përfundojnë seancën konstituive brenda 30 ditëve nga certifikimi i rezultateve, afat që përfundon më 26 korrik.

Presidentja Osmani vijon konsultimet politike me përfaqësuesit e partive për të gjetur zgjidhje për ngërçin. Këshilltari i saj për media, Bekim Kupina, theksoi se “Presidentja pret që partitë të respektojnë aktgjykimin dhe të përmbushin detyrimin për konstituimin e Kuvendit brenda afatit të dhënë”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik

Juristi Ylli Manjani këtë të enjte i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në...
21:51 | 16/07/2026

Dita e 47-të, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 47-të. Pas qëndrimit para Kryeministrisë, ka nisur marshimi në rrugët e...
21:26 | 16/07/2026

Dita e 47-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë. U bashkohen edhe studentët e veshur me pelerinat e diplomimit

Qytetarë, aktivistë, fëmijë e të moshuar janë mbledhur sërish këtë të enjte në ditën e 47-të të protestës, ku si çdo herë, po mbajnë fjalimet...
20:22 | 16/07/2026