I shpallur në kërkim për pengmarrjen në Astir, arrestohet me armë në makinë i riu

2 Korrik 2025 | 18:46

Një ndjekje policore në mes të Tiranës ka përfunduar me arrestimin e një 29-vjeçari dhe sekuestrimin e një arme zjarri, ndërsa drejtuesi i automjetit është shpallur në kërkim.

Ngjarja ndodhi rreth orës 16:30, në zonën e “Vasil Shantos”, kur shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” i bënë shenjë ndalimi një mjeti tip “Audi Q8”, në të cilin ndodheshin dy persona, mbi bazën e dyshimeve se mund të ishin të armatosur.

Drejtuesi i mjetit nuk iu bind urdhrit, u përpoq të largohej me shpejtësi dhe përplasi tre automjete gjatë arratisjes. Më pas, automjeti u braktis në rrugën “Moskat”, ku dy personat u larguan në këmbë, duke hedhur në rrugë një armë zjarri tip pistoletë, e cila u sekuestrua nga Policia dhe do t’i nënshtrohet ekspertizës balistike.

Si rezultat i ndjekjes, u arrestua pasagjeri në mjet, shtetasi Skerdi Sina 29 vjeç, të cilit gjatë kontrollit fizik iu gjetën një krehër dhe municion luftarak. Sina ishte i shpallur në kërkim nga policia që prej janarit, për rastin e 21-vjeçares që u mbajt e mbyllur për disa orë në një apartament në zonën e Astirit.

Ndërkohë, është identifikuar drejtuesi i mjetit, dhe vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)

Violand Braçellari, autori i vrasjes së efektivit të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, gjatë operacionit të zhvilluar në Maliq është transportuar me ambulancë nga spitali...
11:49 | 04/06/2026

Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
11:38 | 04/06/2026

Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet

Këtë të enjte mbahet seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku në rend dite janë 6 interpelanca, mes të cilave dy të kërkuara...
11:36 | 04/06/2026