Dokumentar për Shqipërinë! Gazetarja dhe regjisori gjerman vizitojnë Shkodrën

2 Korrik 2025 | 20:38

Shqipëria turistike po merr çdo ditë e më shumë vëmendjen e mediave më të mëdha botërore që po kthejnë sytë nga vendi ynë si destinacion turistik ende I pazbuluar dhe tepër tërheqës.

Gazetarja e rrjetit prestigjioz Gjerman WDR, Sussane Petersen së bashku me regjisorin Jonas Dress prej ditësh ndodhen në Shqipëri duke realizuar një dokumentar lidhur me udhëtimin me rulotë në Shqipëri të një çifti gjerman vegan.

Ndalesa e tyre e parë ishte kryeqendra e veriut Shkodra e cila rezultoi një surprizë e bukur për gazetaren.

“Të jem e sinqertë, pjesa e Shkodrës ku qëndruam ne është një parajsë e vërtetë. Natyra është pothuajse e paprekur, shumë e bukur dhe komplekse më pëlqen shumë. Liqeni është shumë I bukur për të notuar dhe për gjithçka. Gjithashtu pjesa e vjetër e qytetit është shumë e bukur me ndërtesa të vjetra me shumë ngjyra. Kur na dëgjuan ne që flisnim Gjermanisht, na u afruan dhe na pyetën “ A ju jeni nga Gjermania? Sa mirë, djali im jeton në Gjermani , shumë të sjellshëm. Më shijoi shumë të jem për herë të parë në Shqipëri. Po presim të shikojmë Gjirokastrën, Beratin, oqeanin , të notojmë në Adriatik”, thotë Sussane Petersen, gazetare e WDR.

Për regjisorin gjerman, Shkodra është një vend në të cilin patjetër do kthehet sërish.

“Për mua Shqipëria është impresionuese. Kurrë nuk e kisha imagjinuar të ishte kështu dhe me të vërtetë e rekomandoj tek të gjithë të tjerët në Gjermani që ta vizitojnë. Ka gjithçka; ka detin, ka malin, ka liqenin, njerëzit janë shumë të sjellshëm dhe ushqimi është fantastik. Unë jam i sigurt që do të kthehem shumë shpejt”, shprehet Jonas Dress, regjisor WDR.

Regjisori tregon se Shqipëria po bëhet gjithnjë dhe më e njohur në Gjermani.

Pas Shkodrës, xhirimet do të vijojnë në jug të Shqipërisë për t’u përmbyllur në rivierën shqiptare.

Më herët televizioni prestigjioz gjerman WDR ka realizuar dokumentarë për Lumin e Shalës dhe pjesë të të tjera të veriut të vendit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

FAST Albania arreston në Kavajë 26-vjeçarin e kërkuar nga Italia për trafik droge

Një 26-vjeçar nga Kavaja, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, është arrestuar nga Sektori për Kërkimin (FAST Albania), në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore...
15:14 | 25/07/2026

Euronews siguron pamjet, momenti kur Refit Buzi liron ish-bashkëshorten pasi e kishte marrë peng (VIDEO)

Euronews Albania ka siguruar pamjet me dron nga operacioni i shpëtimit të ish-bashkëshortes së 35-vjeçarit Refit Buzi, i cili e kishte marrë peng pas vrasjes...
14:35 | 25/07/2026

Braçe pas lajmit për përplasjen me Ramën: Nuk më nxori njeri jashtë, të bëhet shembull ai që tregoi se çfarë ndodhi në mbledhje

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar ashpër pas raportimeve se ka pasur një përplasje me kryeministrin Edi Rama gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar...
14:14 | 25/07/2026