“Duhet shumë guxim që një fëmijë 12-vjeçar të ekspozojë dramën”, flet psikiatri
Psikiatri Neli Demi tha në emisionin Now në Euronews Albania se rasti i abuzimit të 12-vjeçares në Fier është një nga të shumtat raste që ndodhin në vendin tonë dhe nuk raportohen ku abuzuesi është një njëri shumë i afërt.
Demi u shpreh se vendimi i marrë nga e mitura për të treguar abuzimin e përsëritur disavjeçar kërkon guxim dhe tregon se drama që po përjetonte ka arritur kulmin.
“Largimi i vajzës nga shtëpia tregon se vendi që duhet të jetë më i sigurti në botë nuk është i tillë, edhe nëna është bërë pjesë e perceptimit të pasigurisë. Nëse vërtetohet abuzimi i gjatë seksual, nëna ka qenë aty, e pranishme, ka qenë pjesë e normalitetit. Kërkon guxim ose pika e fundit që derdhet që një fëmijë 12-vjeçar të marrë guximin të ekspozojë gjithë atë dramë që është zhvilluar kaq vite në jetën e saj. Informacionet janë kontradiktore, secili prej të përfshirëve në menaxhimin e këtyre rasteve duhet të bëjë punën e vet pa komentuar. Vënia e pikëpyetje mbi vërtetësinë e pengon zbardhje e ngjarjes, kur bëhen në media bëhen helmuese. Rastet e abuzimit janë më të shumta se ato që raportohen dhe abuzuesi mund të fshihet edhe pas një fytyre të butë, të dashur”, tha psikiatri.
Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit
“Rama jepe dorëheqjen”, protestuesit marshojnë dhe ndalen para Parlamentit në Tiranë
- 13:59 “The Albanian Files”/ Berisha reagon pas deklaratës së Ramës: E trajton Shqipërinë si Sulltanatin e tij
- 13:32 Shifrat e pabesueshme të Messit
- 13:05 9 ekipe afrikane arrijnë në fazën eliminatore të Kupës së Botës FIFA 2026
- 13:02 Rusia pretendon se ka pushtuar dy vendbanime të tjera në Ukrainë
- 12:37 Vidovdani/ Policia e Kosovës, kontrolle të rrepta serbëve në hyrje të Gazimestanit (VIDEO)
- 12:26 I nxehti brutal/ Mbi 1 mijë të vdekur në Francë, OBSH: Impakt tek shëndeti dhe ekosistemet