“Sapo ishim bashkë…, sapo u martove”- Ronaldo përlot me mesazhin për Diogo Jotën
Cristiano Ronaldo ka shpërndarë një mesazh prekës pas lajmit tronditës për vdekjen e shokut të ekipit në kombëtaren portugeze, Diogo Jota.
I prekur, Ronaldo kujtoi momentet e bukura dhe fitoren e Ligës së Kombeve vetëm pak javë më parë.
“Nuk ka kuptim… Sapo ishim bashkë në Kombëtare, sapo u martove. Familjes suaj, gruas dhe fëmijëve, ju shpreh ngushëllimet e mia dhe gjithë forcën e botës. Pusho në paqe, Diogo dhe Andre. Do të na mungoni të gjithëve”, shkroi Ronaldo.
Vdekja e 28-vjeçarit vjen vetëm një muaj pasi ai ndihmoi Portugalinë të fitonte titullin e Ligës së Kombeve, duke triumfuar ndaj Spanjës në finalen e 8 qershorit.
Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, e quajti humbjen e Jotës “shkatërruese”:
“Vetëm tre javë më parë i dhashë medaljen e fituesit, një moment që tani do të mbetet i shoqëruar me dhembje. Pusho në paqe, i dashur Diogo. Nuk do të harrohesh kurrë.”
Ngjarja tragjike ka shkaktuar një valë reagimesh dhe mesazhesh ngushëllimi nga klube, lojtarë dhe tifozë në mbarë botën.
Jota, së bashku me vëllain e tij Andre Silva, humbën jetën në provincën spanjolle të Zamorës, në një aksident, pak pas mesnatës së të enjtes. Automjeti me të cilin udhëtonin dy të rinjtë doli nga rruga dhe shpërtheu në flakë. Andre, 26 vjeç, ishte gjithashtu futbollist profesionist dhe aktivizohej me ekipin portugez të Penafiel.
LEXONI GJITHASHTU:
Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026
Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian
“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla
- 08:47 Policia e Kosovës hedh poshtë akuzat e Dioqezës së Rashkës dhe Prizrenit për “presion ndaj serbëve”
- 08:34 Lëkundje të forta tërmeti në orët e para të mëngjesit në Turqi, sa ishte magnituda
- 08:26 37-vjeçari dhunon djalin e bashkëjetueses në Korçë, i riu me plagë në kokë. Policia jep detajet (VIDEO)
- 08:19 Deklarata e ministres serbe, Konjufca letër Kallas. Kërkon takim ose bisedë telefonike për të diskutuar çështjen
- 08:08 Plagoset me armë 50-vjeçari në Sarandë, në gjendje të rëndë në spital. Policia jep detajet (EMRI+FOTO)
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’