Njëri u kap në Greqi e tjetri në Francë, ekstradohen 2 të kërkuarit ndërkombëtarisht
4 Korrik 2025 |
08:46
Në kuadër të bashkëpunimit të ngushtë ndërkombëtar, Interpol Tirana ka finalizuar procedurat për ekstradimin në Shqipëri të dy shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, të cilët ishin kapur në Greqi dhe Francë.
Sipas informacioneve nga Interpol Tirana, më konkretisht është ekstraduar:
- Viktor Daci, 46 vjeç, i cili u kap në Greqi. Ai ishte shpallur në kërkim pas një vendimi të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Mat në vitin 2015, e cila i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
- Paul Deda, 50 vjeç, i cili u kap në Francë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pas një vendimi të GjKKO-së që i kishte caktuar masën “Arrest në burg” për akuzat e “trafikimit të lëndëve narkotike” dhe “pastrimit të parave”, veprime këto që janë kryer në kuadër të një organizate kriminale.
Operacioni “The Wanted”, u krye me qëllim kapjen dhe ekstradimin e personave të kërkuar ndërkombëtarisht për krime të rënda.
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës
Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në hyrje të tunelit të Skërficës, në rrugën kombëtare Kardhiq-Delvinë. Një automjet ka dalë nga rruga duke...
Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën
Moti i keq që ka përfshirë pasditen dhe mbrëmjen e së enjtes qarkun e Gjirokastrës ka sjellë probleme në disa zona të Bashkisë Dropull. Si...
Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit
“Një agjent nuk del me fytyrë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, por vepron në mënyrë të fshehtë.” Kështu u shpreh aktivisti Ervin Goci në...
- 22:32 Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës
- 22:28 Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
- 22:25 “5 kërkesat nuk mjaftojnë për Shqipërinë e Re”, Manjani: Nuk është zgjidhje, jep dorëheqjen ti të vij unë
- 22:12 “PD të mos flasë në emër të protestës”, Malaj: Partitë politike janë të fundit që duhet të flasin
- 21:58 Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën
- 21:57 Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit