Skandal në Holandë, kryeministri dyshohet se i ka dhënë sekrete shtetërore Marokut

4 Korrik 2025 | 20:57

Kryeministri holandez Dick Schoof do të thirret para Gjykatës së Qarkut në Roterdam, në një procedurë penale kundër një punonjësi të inteligjencës të dyshuar për rrjedhje të sekreteve shtetërore në Marok, njoftoi sot gjykata.

Rasti ka të bëjë me një ish-punonjës 65-vjeçar të Koordinatorit Kombëtar Holandez për Luftimin e Terrorizmit dhe Sigurisë (NCTV), i cili u arrestua në Aeroportin Schiphol në tetor 2023 kur u përpoq të fluturonte për në Marok me një numër të madh pajisjesh për ruajtjen e të dhënave, raporton NL Times.

Schoff më parë drejtoi NCTV-në, dhe kreu aktual i këtij organi, Peter-Jap Albersberg, është konfirmuar gjithashtu si dëshmitar në këtë çështje.

Në shpjegimin e vendimit të gjykatës, thuhet se ata mund të jenë në gjendje të dëshmojnë rreth “një pamjeje nga brenda të pozicionit të të dyshuarit në organizatë dhe aksesit të të dyshuarit në sekretet shtetërore dhe dokumentet konfidenciale dhe trajtimin e tyre”.

Seancat dëgjimore do të mbahen para një gjyqtari hetues dhe nuk do të jenë të hapura për publikun ose median.

I dyshuari akuzohet për komplot për t’ua dorëzuar shërbimeve të inteligjencës marokene informacionin e ruajtur në bartës të të dhënave.

Ai ishte në paraburgim për gati 20 muaj, derisa një gjykatë vendosi ta lironte me kusht në fillim të kësaj jave.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjermania prezanton paketën e reformave, ulje taksash dhe ndryshime në pensione e tregun e punës

Qeveria gjermane ka prezantuar një paketë të gjerë reformash ekonomike, e cila pritet të zbatohet plotësisht deri në vitin 2028. Paketa përfshin ndryshime në sistemin...
22:25 | 02/07/2026

Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor, KE: Afat deri më 15 korrik për raportimin

Ka përfunduar afati i katërt për zbatimin e reformave në kuadër të Planit të Rritjes për vendet e Ballkanit Perëndimor. Deri më 30 qershor, shtetet...
22:11 | 02/07/2026

Zbulohet një rrjet ndërkombëtar që drogonin dhe abuzonin me disa gra, 8 të arrestuar në Britani

Tetë persona janë arrestuar në Mbretërinë e Bashkuar si pjesë e një hetimi mbi një rrjet ndërkombëtar burrash që droguan dhe abuzuan seksualisht me gra në rrethet e tyre....
21:50 | 02/07/2026