Lot dhe dhimbje! Mijëra qytetarë përcjellin për në banesën e fundit Diogo Jotën

5 Korrik 2025 | 15:34

Diogo Jota dhe vëllai i tij Andre u varrosën sot në qytetin e tyre të lindjes, Gondomar, jo shumë larg Portos. Në prani të familjes së tij, banorëve vendas, një numri të madh tifozësh, ish-shokëve të ekipit, anëtarëve të kombëtares portugeze, presidentit të Federatës Portugeze të Futbollit, delegacionit të Liverpulit, futbollisti i ri u përcoll për në prehjen e përjetshme.

Të mbledhurit nuk i mbajtën dot lotët dhe një lumë njerëzish vërshoi drejt kishës së vogël “Sao Cosme” në Gondomar. Lojtarët u sollën në faltore nga ish-shokët dhe shokët aktualë të ekipit.

Shumë lojtarë që e njihnin Jotën, por nuk luanin me të, u fotografuan gjithashtu para kishës teksa hynin për të shprehur ngushëllimet e tyre familjes, dhe disa prej tyre as nuk arritën të vinin në radhë sepse kishte një turmë të madhe.

Në funeral morën pjesë Roberto Martinez, trajneri i Portugalisë, Ruben Dias, Fernando Santos, Fabio Cardoso, Bruno Fernandes, Bernardo Silva, Diogo Dalot, Nelson Semedo, Federico Chiesa, Fabinho, Andre Villas Boas, Thiago Alcantara, Renato Veiga, Jordan Henderson dhe shumë të tjerë. Direkt nga Amerika ka ardhur edhe Ruben Neves, i cili mbrëmë ka luajtur për Al Hilal kundër Fluminese.

Diogo Jota dhe vëllai i tij Andre Silva vdiqën në kufirin e Portugalisë dhe Spanjës, në zonën e Zamorës, gjysmë ore pas mesnatës.

Ata u përplasën me automjetin me të cilin udhëtonin në autostradën A-52 në kilometrin e 65-të pranë komunës së Palacios de Sanabria. Sipas mediave spanjolle, të dy vdiqën në vend.

Dëshmitarët theksojnë se automjeti ishte në flakë, të cilat më pas u përhapën në bimësinë aty pranë, ndërsa me mbërritjen e ambulancës, stafi mjekësor mundi vetëm të konfirmonte vdekjen e dy futbollistëve.

Futbollisti la pas gruan e tij Ruta Cardozo, me të cilën u martua dhjetë ditë më parë, dhe kanë qenë bashkë që nga ditët e adoleshencës, si dhe tre fëmijë, dy djem dhe një vajzë.

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës

Banorët sulmuan këtë javë një ekip i cili merret me varrimin e viktimave që kanë humbur jetën nga infektimet me Ebola në provincën Kivu Jugore...
15:32 | 04/06/2026

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona

Katër persona humbën jetën të enjten pas një aksidenti të një aeroplani të vogël pranë qytetit Medulin në Istria, në bregdetin e Kroacisë. “Sipas informacionit që...
14:50 | 04/06/2026

Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës

Lideri i ri i Iranit, Ajatollah Mojtaba Khamenei shpalli fitoren e Republikës Islamike në luftën me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin, duke thënë se “armiku...
14:50 | 04/06/2026