Shkarkohet nga detyra drejtori i burgut të Drenovës të Korçës, Fatjon Fasho
Është shkarkuar nga detyra drejtori i burgut të sigurisë së lartë në Drenovë të Korçës, Fatjon Fasho.
I kontaktuar nga Euronews Albania ky i fundit tha se asgjë nuk është zyrtare, madje lajmin e ka mësuar nga portalet dhe së asnjë shkresë nuk ka mbërritur në institucionin e ekzekutimit të vendimeve penale.
Shkarkimi mendohet të ketë ardhur pas gjetjes së telefonit nga kontrolli i forcave operacionale në qelinë e të fortit të Lushnjes, Laert Haxhiu, i dënuar me burgim të përjetshëm dhe i dyshuar në pritje të gjykimit si drejtues i një grupi kriminal që ka realizuar 17 ngjarje, si vrasje, atentate e shpërthime me tritol, në harkun kohor të viteve 2019-2023.
Bashkë me drejtorin Fatjon Fashon, burimet shtojnë se është shkarkuar dhe Sokol Kacoli, shef i policies së burgut Drenovë.
Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës
Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën
Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit
- 22:32 Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës
- 22:28 Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
- 22:25 “5 kërkesat nuk mjaftojnë për Shqipërinë e Re”, Manjani: Nuk është zgjidhje, jep dorëheqjen ti të vij unë
- 22:12 “PD të mos flasë në emër të protestës”, Malaj: Partitë politike janë të fundit që duhet të flasin
- 21:58 Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën
- 21:57 Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit