Presidenti i Sllovenisë vizitë në Prishtinë: Jemi kundër ndryshimit të kufijve në Ballkan
Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor vizitoi të enjten Kosovën, ku u takua me homologen Vjosa Osmani. Kjo vizitë vjen pas publikimit të dokumenteve jo-zyrtare që supozohen të kenë dalë nga shteti slloven, lidhur me ndryshimin e kufijve në Ballkan.
Pas takimit me Osmanin, Pahor ka deklaruar se ai është tërësisht kundër kësaj ideje, dhe se do t’i kërkojë Bashkimit Evropian të përparojë me procesin e integrimit të rajonit, në mënyrë që të shmangen të tilla mendime.
Një qëndrim të tillë, presidenti slloven e parashtroi edhe në vizitën e tij në Tiranë. Ndërkaq, sa i përket dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, presidenti slloven kërkoi që institucionet e reja të Kosovës të mos e ndalin procesin, ndërsa shtoi se Sllovenia do të donte të shihte hapa pozitivë lidhur me këtë çështje, kur të marrë presidencën e Bashkimit Evropian.
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat Liban-Izrael janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta