Pritet hapja e Kapshticës, Guri tregon 4 kushtet e panegociueshme të Greqisë për çdo person që hyn në këtë shtet

14 Maj 2021 | 09:37

Etmond Guri, përfaqësues i komunitetit shqiptar në Greqi tha për Euronews Albania se vendimi që pritet të merret sot për hapjen e kufirit mes Shqipërisë dhe Greqisë në pikën kufitare të Kapshticës do të shoqërohet me një lehtësim të hyrje-daljeve, por lëvizjet do të jenë më të kontrolluara dhe në bazë të kritereve të rrepta vendosur nga qeveria greke.

Ai renditi 4 kushtet e pangeociueshme që ka venë qeveria greke për çdo person që hyn në territorin e këtij shteti.

“Janë katër kushte të pangociueshme; pasaporta blu ose certifikata e vaksinimit, testi negativ PCR, Rapid testi dhe Self testi që do të kërkohen për shtetasit shqiptarë dhe ata të huaj që do të hyjnë në territorin grek. Ministri grek i Turizmit çeli sezonin, që do të jetë pozitiv pasi ka ngjallur optimizëm për ringritjen e ekonomisë, por fsheh shumë pengesa pasi të gjithë turistët që do të udhëtojnë drejt Greqisë duhet të plotësojnë të gjitha këto kërkesa”, shpjegoi z. Guri.

Përfaqësues i komunitetit shqiptar në Greqi e cilësoi diskriminues vendimin e marrë nga qeveria shqiptare dy javë parë zgjedhjeve lidhur me karantinimin e shtetasve që vinin nga Greqia, që siç tha jo vetëm u shfrytëzua nga media greke që e cilësoi si goditje ndaj minoritetit, por edhe i privoi nga shumë të drejta shqiptarët që jetojnë në Greqi.

Lexoni gjithashtu:

Sot afati i fundit për mbylljen e Kapshticës, pritet vendimi i ri

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026

Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania ka folur lidhur me humbjen e një ngarkese prej 15 tonësh kokainë. Hoxha gjatë...
15:23 | 04/06/2026