Hapet Konsullata e Shqipërisë në Strugë, Hasani: Hap përpara në marrëdhëniet me RMV

8 Korrik 2025 | 13:39

Këtë të martë u përurua zyrtarisht Konsullata e Përgjithshme e Shqipërisë në Strugë, një strukturë e re konsullore që synon t’u shërbejë më mirë qytetarëve shqiptarë në këtë zonë dhe të forcojë bashkëpunimin mes dy vendeve.

Në ceremoni morën pjesë Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, z. Igli Hasani; Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë me Jashtë i Maqedonisë së Veriut, z. Timço Muçunski; si dhe përfaqësues të autoriteteve vendore, trupit diplomatik dhe komunitetit shqiptar.

Ministri Hasani e cilësoi hapjen e konsullatës si një veprim konkret për të ofruar shërbime konsullore më të aksesueshme për qytetarët dhe për të lehtësuar procedurat në periudha me fluks të lartë, veçanërisht gjatë sezonit turistik.

“Kjo zyrë është një mjet i drejtpërdrejtë për të qenë më pranë qytetarëve tanë dhe për të ndërtuar bashkëpunim praktik në fusha me interes të ndërsjellë,” u shpreh ai.

Ai shtoi se konsullata do të ndihmojë gjithashtu në forcimin e lidhjeve mes institucioneve dhe komuniteteve në të dy vendet, duke krijuar hapësira për bashkëpunim ekonomik, kulturor dhe arsimor.

Ministrat Hasani dhe Muçunski zhvilluan gjithashtu një takim dypalësh ku diskutuan mbi bashkëpunimin rajonal, procesin e integrimit në BE dhe zhvillimet aktuale në Europën Juglindore.

Të dy palët riafirmuan angazhimin për të çuar përpara marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në mënyrë pragmatike dhe të qëndrueshme.

Konsullata e re do të mbulojë zonat e Strugës, Ohrit, Manastirit, Kërçovës, Dibrës, Gjevgjelisë dhe Resnjës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një shpjegim mbi të ashtuquajturën “Paketa e Maleve”, duke iu referuar një analize të bërë nga ChatGPT....
22:30 | 24/07/2026

Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, Migen Qiraxhi nga “Qëndresa Qytetare” analizoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e përbashkët të grupit...
22:19 | 24/07/2026

Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari Armir Shkurti shpjegoi rolin dhe funksionimin e Kuvendit Kombëtar të protestës, duke hedhur poshtë akuzat se...
22:06 | 24/07/2026