Misteri i vdekjes së 27-vjeçarit në Kosovë pas konfliktit me zyrtarët e policisë
27-vjeçari Agon Zejnullahu nga qyteti i Lipjanit vdiq mesnatën e 7 korrikut, pas një konflikti që kishte pasur me disa zyrtarë policorë.
Ai dyshohet se ishte në gjendje të dehur dhe kishte shkaktuar disa probleme, dhe me këtë rast ka ndërhyrë policia.
Por gjatë arrestimit të tij është përdorur forcë dhe dhunë, çka dyshohet se mund t’i ketë sjellë vdekjen.
Sjellja e policëve jo e duhur shihet edhe në disa video që janë publikuar në media e rrjete të ndryshme sociale.
Familja Zejnullahu nga Lipjani po kërkon drejtësi për vdekjen e Agonit, pasi ata thonë se trupi i të ndjerit ka pasur me dhjetëra shenja dhune në trup.
“Na kanë kumtuar mjekët që trupi është i pajetë, janë shmangur dhe nuk na kanë treguar detaje të tjera. Faktikisht i kanë thënë mjekës ‘është rrahur nga disa persona, hajde merreni’, veç rrahje i kanë thënë. Kur ka shkuar kjo e kanë gjetur të vdekur, të lidhur, me më shumë se 20 shenja nëpër trup. I kam fotografitë, kur mjekja ka konstatuar që vdekja ka ndodhur para se me ardhë në emergjencë. Ne i posedojmë videot prej qytetarëve që i falënderojmë dhe mediat. Në këtë rast shteti ka dashtë me hesht këtë fakt që ka qenë. Kemi videon kur edhe pas goditjes së fundit, me britma, jep frymën e fundit.”- deklaroi Alban Zejnullahu, vëllai i viktimës.
Albani thotë se policia i është shmangur familjes duke mos iu dhënë asnjë detaj rreth rastit. Familjarët tregojnë se këtë çështje do ta ndjekin në rrugë ligjore.
“Deri në instancën e fundit do ta ndjekim. Shpresojmë dhe besojmë se pas publikimit të videove do ta marrin seriozisht këtë rast. Nëse nuk del e vërteta, do ta ndjekim në çdo aspekt”- deklaroi vëllai.
Inspektorati Policor i Kosovës, respektivisht hetuesit e saj, në koordinim të vazhdueshëm me Prokurorinë e Shtetit, kanë intervistuar dhe më pas i kanë arrestuar në cilësinë e të dyshuarve pesë zyrtarët policorë të përfshirë në këtë rast, dhe të njëjtëve, me vendim të prokurorit, u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Për rastin ka reaguar edhe vetë ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, duke kërkuar zbardhjen e menjëhershme të ngjarjes.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat me Izraelin janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar