Fluminense sfidon Chelsean në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Botës për Klube
Mbrëmjen e kësaj të marte do të zbulohet skuadra e parë finaliste e Kupës së Botës për Klube, pasi do të luhet gjysmëfinalja mes Chelsea-t dhe Fluminense-s.
Londinezët janë favoritë në letër, ndërsa kjo është përballja e parë historike mes dy klubeve.
Fluminense, pa më të voglin dyshim, mund të cilësohet si surpriza e këtij edicioni të Botërorit të Klubeve që po zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Skuadra braziliane, e nënvlerësuar nga shumëkush, ia ka dalë të mposhtë çdo kundërshtar dhe tashmë është pranë një vendi në finalen e madhe.
Përballja me “blutë” e Londrës konsiderohet një sfidë e vështirë, pasi diferencat në letër janë të mëdha megjithatë futbolli mbetet i paparashikueshëm.
Brazilianët, të udhëhequr nga trajneri Renato Gaucho, janë të pamposhtur në 11 ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticionet.
Nga ana tjetër, Chelsea vjen në këtë përballje si fituese e Conference League, trofe që mbylli sezonin për ta në Europë.
Të dyja ekipet përballen me mungesa të rëndësishme, sidomos Chelsea, ku tekniku Maresca nuk do të ketë në dispozicion blerjen e re të merkatos, Liam Delap, i pezulluar për shkak të kartonëve.
Trajneri i Fluminense-s shfaqi vendosmëri përpara sfidës: “Nuk kemi ardhur këtu vetëm për të marrë pjesë, por për të fituar.
Synimi ynë është i njëjtë me atë të Chelsea-t: të arrijmë në finale”, u shpreh Renato Gaucho.
Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026
Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian
“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla
- 08:47 Policia e Kosovës hedh poshtë akuzat e Dioqezës së Rashkës dhe Prizrenit për “presion ndaj serbëve”
- 08:34 Lëkundje të forta tërmeti në orët e para të mëngjesit në Turqi, sa ishte magnituda
- 08:26 37-vjeçari dhunon djalin e bashkëjetueses në Korçë, i riu me plagë në kokë. Policia jep detajet (VIDEO)
- 08:19 Deklarata e ministres serbe, Konjufca letër Kallas. Kërkon takim ose bisedë telefonike për të diskutuar çështjen
- 08:08 Plagoset me armë 50-vjeçari në Sarandë, në gjendje të rëndë në spital. Policia jep detajet (EMRI+FOTO)
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’