Aksident i rëndë në Maliq/ Mjeti del nga rruga me shpejtësi, plagoset drejtuesi
Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në qytetin e Maliqit, ku një automjet tip Volkswagen ka humbur kontrollin në rrethrrotullimin kryesor të qytetit dhe është përplasur me një pemë disa metra larg, pranë një lokali të frekuentuar.
Sipas dëshmitarëve, automjeti lëvizte me shpejtësi shumë të lartë kur doli nga rruga dhe “fluturoi” drejt trotuarit, duke rrezikuar seriozisht edhe kalimtarët dhe klientët e lokalit, që në ato momente ishte i populluar.
Drejtuesi i mjetit ka mbetur rëndë i plagosur dhe është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Korçës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Paraprakisht dyshohet se shpejtësia e lartë ka qenë shkaku kryesor i daljes nga rruga.
LEXONI GJITHASHTU:
- Shkodër: Në përpjekje për të shpëtuar 2 turistë, mbytet kapiteni i anijes turistike
- Lirim i hapësirave publike/Qytetarët në Lugomare paralajmërojnë mbylljen e bizneseve
U shoqërua gjatë protestës, lirohet aktivisti Arben Kola: U ndjeva si shqiponjë
75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë 302 milionë dollarë nga SHBA
Rama reagon sërish për protestuesit: Kontrata ime me 800 mijë shqiptarë, jo me ata që kërkojnë dorëheqjen
- 13:18 Shkoi për mjekim me armë me vete, 54-vjeçarit nga Lezha i shkrepet pistoleta aksidentalisht
- 13:03 U shoqërua gjatë protestës, lirohet aktivisti Arben Kola: U ndjeva si shqiponjë
- 13:02 Situata e zjarreve, Rama: Kemi mbyllur procedurën për 3 avionë zjarrfikës, do të vijnë në fund të vitit
- 12:47 Tre grupet opozitare: Pro marrëveshjes 302 milionë dollarë me SHBA, jo procedurës së përshpejtuar
- 12:46 Hoxha: Manipulimi i informacionit, instrument presioni hibrid që dëmton demokracinë
- 12:41 “Për shkak të ‘Pandës’ ndodhi Reçaku”, nëna e viktimës së rastit “Panda”: Do ta padis shtetin, Vuçiçi të tregojë të vërtetën