Përfundon vizita e kryeministrit Rama në Durrës, çfarë tërhoqi vëmendjen nga takimi
Vizita e Kryeministrit Edi Rama në Bashkinë e Durrësit ka përfunduar pak minuta më parë, pas një takimi që ka zgjatur rreth një orë.
Gjatë takimit, Rama është pritur nga kryetarja e Bashkisë, Emiriana Sako, por ajo që ka tërhequr vëmendjen ka qenë atmosfera e ftohtë mes të dyve.
Burime nga takimi bëjnë me dije se në mbledhje ishin të pranishëm drejtuesit e institucioneve që varen nga Bashkia e Durrësit, si dhe disa deputetë që po mbyllin mandatin aktual dhe ata që do të bëhen pjesë e legjislaturës së re. Ndër të pranishmit ishin: drejtorët e Policisë Bashkiake Vasil Copa, drejtorët e Shërbimeve Ardian Ilazaj, drejtoresha e Buxhetit Valbona Dako, drejtoresha e Çështjeve Juridike Ani Rroshi dhe drejtoresha e Burimeve Njerëzore Dhurata Gjoka.
Një informacion i rëndësishëm që është bërë i ditur pas takimit është se Kryeministri Rama ka kërkuar shkarkimin e të gjithë drejtorëve aktualë të Bashkisë së Durrësit, duke vënë theksin tek nevoja për ndryshime.
Megjithatë, vendimi përfundimtar për largimin e drejtorëve do të mbetet në dorën e kryebashkiakes Emiriana Sako, e cila do të bëjë vlerësimin bazuar në performancën e secilit prej tyre.
LEXONI GJITHASHTU:
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 14:03 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në