Europol godet organizatën kriminale: 28 të ndaluar, përfshirë shqiptarë dhe italianë
Një operacion i përbashkët i autoriteteve italiane me mbështetjen e Europolit ka çuar në arrestimin e 28 personave të dyshuar për përfshirje në një rrjet të gjerë trafiku droge, me bazë në Itali dhe lidhje në Spanjë e Shqipëri. Aksioni u zhvillua më 8 korrik 2025 në disa rajone të Italisë, si dhe në disa qytete të Spanjës dhe Shqipërisë, ku u godit një strukturë kriminale që besohet se është pjesë e organizatës mafioze ‘Ndrangheta.
Në mesin e të ndaluarve është një shtetas italian nga Kalabria, i dyshuar si organizatori kryesor i trafikut të kokainës në zonën e San Basilios në Romë. Ai akuzohet se ka bashkëpunuar ngushtë me një grup kriminal shqiptar, i cili ka pasur rol kyç në logjistikën e trafikut – duke përfshirë nxjerrjen e ngarkesave nga portet spanjolle dhe holandeze, transportin drejt Italisë dhe shpërndarjen e drogës në pjesë të ndryshme të kryeqytetit.
Sipas hetimeve, rrjeti ka trafikuar të paktën 1019 kilogramë kokainë dhe 1497 kilogramë hashash në 80 episode të ndryshme. Lënda narkotike, e blerë në Amerikën e Jugut, dyshohet se është futur në Evropë përmes kontejnerëve, në porte si ai i Gioia Tauro në Kalabri, ku bashkëpunëtorë të mafies kalabreze ndihmonin në shpërndarjen e saj më tej në territorin italian.
Autoritetet kanë dokumentuar edhe një rast dhune të rëndë, ku katër shtetas italianë akuzohen për rrëmbimin dhe torturimin e një trafikanti droge. Akti është filmuar me celular dhe videoja është përhapur brenda rrjetit kriminal, për të krijuar frikë dhe për të ruajtur kontrollin mbi anëtarët e organizatës në Romë.
Të arrestuarit do të përballen me akuza për trafik ndërkombëtar droge, pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe rrëmbim me dhunë. Hetimet vijojnë.
LEXONI GJITHASHTU:
Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë (VIDEO)
Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë
“Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
- 20:24 Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë (VIDEO)
- 20:18 Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë
- 20:16 Organi ndërkombëtar i paqes nuk arrin dakordësimin për të dërguarin e ri të Bosnjës, vijojnë diskutimet
- 20:13 Putin: Nëse Ukraina i thotë po kompromisit që ramë dakord me Trumpin në Alaskë, lufta do të përfundojë shpejt
- 20:06 Ministri Lavrov: Lufta e Bidenit në Ukrainë u bë lufta e Trumpit
- 20:00 VIDEOLAJM/ Tensione në protestë, goditet me gurë dera