Operacioni “Ura”, Apeli i GJKKO shtrëngon masën për avokatin e arrestuar
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka ndryshuar masën e sigurisë për avokatin Armand Tragaj, nga “detyrim paraqitje” në “arrest në shtëpi”.
Vendimi u mor këtë të premte nga gjyqtarja Nertina Kosova, pas shqyrtimit të ankimit të paraqitur nga Prokuroria e Posaçme (SPAK), në kuadër të hetimeve të dosjes së njohur si “Ura”.
Tragaj, i hetuar për “ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” në katër episode të ndryshme, do të qëndrojë në banesë deri në përfundim të hetimeve, me ndalim të rreptë për t’u larguar nga adresa e përcaktuar.
Ndërkohë, për të pandehurit e tjerë të kësaj çështjeje, Gjykata e Apelit la në fuqi masat e vendosura më herët nga shkalla e parë.
Operacioni Ura u krye nga Antimafia Italiane në bashkëpunim me SPAK kundra një organizate shqiptare që dyshohet se trafikonte kokainë nga Amerika Latine bashkë me grupe italiane.
Vendimi i plotë
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Nertina Kosova, sot, më datë 11.07.2025, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 49 akti, datë 04.07.2025 (regjistrimi), në lidhje me ankimet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar si dhe ankimet e personave nën hetim: M.K., R.A., S.T., L.Ç., A.P., E.Z., G.Th., A.H., A.M., me objekt:
“Ankim ndaj vendimit nr. 34, datë 30.04.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me objekt: caktimi i masave të sigurimit personal shtrëngues ‘arrest në burg’, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale. Ankim ndaj vendimit nr. 53, datë 23.05.2025, të së njëjtës gjykatë, me objekt:
- Verifikimin e kushteve për zbatimin e masës së sigurimit dhe nevojat për masat e sigurimit personal të vendosura për personat nën hetim;
- Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit ‘arrest në burg’, të parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale për personat nën hetim, të dyshuar për veprat respektive.”
DHE VENDOSI:
- Miratimin e vendimit nr. 53, datë 23.05.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për sa i përket personave nën hetim B.M. dhe E.D.
- Ndryshimin e vendimit nr. 53, datë 23.05.2025, për personin nën hetim A.T., si më poshtë:
- Zëvendësimin e masës së sigurimit personal “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, me masën e sigurimit personal shtrëngues “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, ndaj A.T., i biri i L. dhe L., i datëlindjes ***, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” (në katër episode), parashikuar nga neni 245/1 paragrafi 2 i Kodit Penal (sipas ligjit penal më të favorshëm, përpara ndryshimeve me ligjin nr. 43/2021).
- Urdhërohet që A.T. të mos largohet nga banesa e tij, e ndodhur në ***.
- Ngarkohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit për zbatimin e këtij vendimi.
- Miratimin e vendimeve nr. 34, datë 30.04.2025 dhe nr. 53, datë 23.05.2025, për personin nën hetim M.K.
- Miratimin e vendimit nr. 53, datë 23.05.2025, që konfirmon vendimin nr. 34, datë 30.04.2025, për personin nën hetim R.A.
- Miratimin e vendimeve nr. 34, datë 30.04.2025 dhe nr. 53, datë 23.05.2025, për personin nën hetim S.I., alias T.
- Miratimin e vendimit nr. 53, datë 23.05.2025, që konfirmon vendimin nr. 34, datë 30.04.2025, për personin nën hetim L.Ç.
- Miratimin e vendimeve nr. 34, datë 30.04.2025 dhe nr. 53, datë 23.05.2025, për personin nën hetim A.P.
- Miratimin e vendimit nr. 53, datë 23.05.2025, që konfirmon vendimin nr. 34, datë 30.04.2025, për personin nën hetim E.Z.
- Miratimin e vendimeve nr. 34, datë 30.04.2025 dhe nr. 53, datë 23.05.2025, për personin nën hetim G.Th.
- Miratimin e vendimeve nr. 34, datë 30.04.2025 dhe nr. 53, datë 23.05.2025, për personin nën hetim A.H.
- Miratimin e vendimeve nr. 34, datë 30.04.2025 dhe nr. 53, datë 23.05.2025, për personin nën hetim A.M.
U shpall në Tiranë, më datë 11.07.2025, ora 12:00.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet