Shqipëria dhe RMV drejt BE, Mustafa: Çdo shtet është i pavarur, të mos shihet çfarë bën shteti tjetër
Profesori nga Shkupi, Avzi Mustafa, në një lidhje direkte me Euronews Albania foli mbi çështjen e hapjes së negociatave me Bashkimin Evropian të shteteve të Evropës Perëndimore.
Njeriu ballkanas është një njeri udhëkryqesh, tha Avzi Mustafa, pasi Ballkani paraqitet si “tepricë” dhe edhe pse nga aspekti strategjik është mjaft interesant, përsëri ngec në inkuadrimin e strukturave euro-atlantike.
Profesor Mustafa tha se nëse një shtet i ka kryer detyrat që i janë dhënë nga BE për të hapur negociatat, atëherë ky shtet mund ta nisë atë proces në mënyrë të pavarur, pavarësisht se dy shtete mund të jenë pjesë e të njëjtit rajon.
“Unë mendoj se të gjithë shtetet e Ballkanit Perëndimor kryejnë detyrat e dhëna nga BE, për të hapur negociatat. Mendoj se çdo shtet punon në mënyrë të pavarur dhe nuk duhet të shihet se çfarë bën shteti tjetër. Ai shtet që i ka kryer të gjitha detyrat që i kërkon BE, duhet të fillojë me negociatat për të kryer edhe detyrat e tjera që jepen nga BE”, tha Avzi Mustafa.
Në lidhje me çështjen e pazgjidhur me Bullgarinë, gjë që duket se po shkakton ngecje në rrugën e RMV-së drejt negociatave me BE-në, z. Mustafa tha se kjo çështje përbën një pengesë shumë të madhe pasi ka të bëjë me identitetin dhe gjuhën e Maqedonisë së Veriut.
“Janë munduar strukturat qeveritare të RMV-së që të lidhin një bashkëpunim të ndërsjellë me Bullgarinë, mirëpo kur në pikëpyetje identiteti, çështja e gjuhës, këtu bullgarët janë shumë të fortë dhe nuk lëshojnë pe dhe përbëjnë një pengesë shumë të madhe që të inkuadrohet në Evropë”, u shpreh z. Mustafa.
Z. Mustafa shtoi gjithashtu se sipas tij, Evropa e ka mundësinë për të bërë ndërmjetësuesen midis dy shteteve, në mënyrë që një ditë i gjithë rajoni të jetë pjesë e familjes së madhe evropiane.
“Unë mendoj se Evropa, nëse ka dëshirë, duhet të ndërmjetësojë që kjo të tejkalohet pa asnjë problem dhe shumë çështje që do të ngelin, mendoj se dalëngadalë secili do të vetëdijesohet dhe do ta shohin perspektivën. Do të shohin që nëse një shtet është i fuqishëm ekonomikisht, çështje që janë të dorës së dytë mund të harrohet”, tha z. Mustafa.
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat Liban-Izrael janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta