Porositë e Ramës jashtë kamerave: Hiqni licencat e çdo zyre avokatie nëse…

14 Korrik 2025 | 10:32

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të hënë një takim me deputetët e qarkut Tiranë, drejtorët e bashkisë së kryeqytetit dhe drejtuesit politikë të 12 qarqeve të vendit, ku në qendër të diskutimeve ishte aksioni i autoriteteve për prishjen e ndërtimeve pa leje.

Gjatë fjalës së tij, Rama u ndal edhe te shembjet e kryera së fundmi në Theth, duke theksuar se premtimi i tij para fushatës zgjedhore ishte legalizimi vetëm për ata që kanë trashëguar pronën e gjyshërve, e jo për ndërtimet e reja të kryera pa leje.

Burime për mediat bëjnë me dije se në pjesën e mbyllur të mbledhjes, kryeministri ka kërkuar një rifreskim të stafeve në bashki, fillimisht për ato që janë qendra qarku, me përjashtim të Tiranës.

Po ashtu, sipas burimeve për Euronews Albania, Rama ka urdhëruar heqjen e licencës për çdo zyrë avokatie dhe noterie që ofron me pagesë shërbimet e platformës E-Albania, duke theksuar se ky shërbim duhet të ofrohet falas nga bashkitë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026