Gonzato: Zbatoni vendimet e Gjykatës Kushtetuese, duhet të mbrojmë pavarësinë e saj

14 Korrik 2025 | 11:38

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato, foli këtë të hënë gjatë aktivitetit të mbajtur nga Gjykata Kushtetuese për prezantimin e udhërrëfyesit të jurisprudencës.

Në fjalën e tij, Gonzato theksoi se vendimet e Gjykatës Kushtetuese duhet të zbatohen.

Ai gjithashtu bëri thirrje për ruajtjen e pavarësisë së kësaj gjykate dhe nxitjen e besimit publik si një mënyrë për të ecur më qartë drejt integrimit evropian.

“Sot nuk është momenti për të rishikuar përparësitë e Reformës në Drejtësi. Megjithatë, dëshiroj të shfrytëzoj këtë rast për të theksuar rëndësinë e dialogut. Këto janë elemente kyçe, që vendimet e formës së prerë të përmbushin standardet e larta të vendosura nga Gjykata Kushtetuese. Ky është një proces i vazhdueshëm. Drejtësia jo vetëm duhet të jepet, por edhe të duket se po jepet. Duhet që qytetarët ta kuptojnë këtë, të kenë besim, dhe vetëm përmes këtij besimi mund ta shohim integrimin në BE si një mundësi për të arritur më shumë. Çdo hap ka rëndësi. Çdo përpjekje që bëjnë gjykatat kontribuon në këtë vizion. Inkurajoj të gjithë aktorët dhe institucionet që të sigurojnë zbatimin e plotë të vendimeve të gjykatës dhe të mbrojnë pavarësinë e saj në çdo nivel.”-tha Gonzato.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë.
09:31 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026