Përdorimi celularit në makinë i bën “gjëmën”, kapet në Tiranë i kërkuari nga Spanja

14 Korrik 2025 | 12:50

Perdorimi i celularit gjatë kohës kur po ecte me makinën duket si ka bërë “gjëmën” një 37-vjeçari në kryeqytet.

Ai është konstatuar nga Policia Rrugore e Tiranës pranë stadiumit “Selman Stermasi” duke përdorur telefonin në mjet, ndërsa pas verifikimeve të kryera rezultoi se ai ishte në kërkim nga autoritetet spanjolle.

Sipas njoftimit të policisë, 37-vjeçari N.S. dyshohet si pjesëtar i një organizate kriminale të akuzuar në Spanjë për mashtrim me pasoja të rënda ndërsa thuhet se Gjykata e Seu de Urgell i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për këto akuza.

“Në përfundim të veprimeve procedurale, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan provizorisht, në kuadër të operacionit “The Wanted”, 37-vjeçarin N.S., ndërsa Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me Interpol Madridin për ekstradimin e tij në Spanjë,” thuhet në njoftim.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026