Shembjet në Theth, Avokati i Popullit: Do të shkojmë në terren, duhet hetim i plotë
Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca, ka reaguar këtë të hënë pas aktivitetit të Kushtetueses për udhërrëfyesin e jurispudencës, lidhur me shembjet e ndërtimeve në zonën e Thethit.
Ajo theksoi se institucioni që ajo drejton ka nisur hetimin e një rasti për këtë çështje, por ende nuk është zhvilluar një verifikim në terren.
“Në Theth nuk kemi një ankesë, do të duhet që qytetarët të bëjnë një ankesë. Kemi nisur një rast për këtë çështje, por do të duhet që ekipi ynë të shkojë në terren. Është çështje fazash dhe etapash, nuk kemi shkuar ende në terren, por do të shkojmë”- tha Ballanca.
Ajo theksoi se, nga verifikimet paraprake, duket se mund të ketë shkelje nga ana e banorëve që kanë ndërtuar pa leje.
“Paraprakisht, në verifikimin e parë, duket në pamje të parë që mund të ketë. Kur them mund, do të thotë që nuk kemi pasur shkaqe të plota për të kuptuar që ka një problematikë të tillë”-vijoi Ballanca.
Ballanca nënvizoi se është e nevojshme një hetim i plotë për të verifikuar jo vetëm ankesat e qytetarëve, por edhe qëndrimin e institucioneve përkatëse. Ajo theksoi se ndërhyrjet e këtij institucioni nuk bëhen me deklarata individuale, por mbi bazën e provave konkrete dhe bashkëpunimit me qytetarët.
“Avokati i Popullit duhet të bëjë një hetim të plotë për të verifikuar edhe problematikat e qytetarëve, por edhe qëndrimin e organeve përkatëse. Nuk dalim me deklarata të menjëhershme individuale. Nëse verifikojmë se ka një çështje që mund të përbëjë shkelje të të drejtave të njeriut, ne mund të nisim një rast me iniciativë. Por në rastin konkret, do të duhet që qytetarët të na japin të drejtë, të na thonë që ‘po, jam dakord ta ndiqni rastin tim’-përfundoi Ballanca.
Ajo shtoi se institucioni i Avokatit të Popullit nuk mbështet asnjë ndërtim pa leje.
LEXONI GJITHASHTU:
Tensione te Komisariati Nr. 3, protestuesit thyejnë xhamat, policia ndërhyn me makinën e ujit
Arkivoli në protestë, Balla tregon kush e solli dhe sulmon Berishën: E ka bëre 28 vite më parë
Dita e 35-të e protestës, qytetarët, aktivistët dhe diaspora nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 00:15 Tensione te Komisariati Nr. 3, protestuesit thyejnë xhamat, policia ndërhyn me makinën e ujit
- 22:27 “Arkivoli në protestë i papranueshëm!” Çipa: Simbolikat me vdekje janë të rrezikshme!
- 22:15 “Ramës ja uruan ditëlindjen protestuesit!”Briseida Çakërri: Duket protestë paqësore edhe pse thanë se do eskalojë
- 22:08 Arkivoli në protestë, Balla tregon kush e solli dhe sulmon Berishën: E ka bëre 28 vite më parë
- 21:54 Dita e 35-të e protestës, qytetarët, aktivistët dhe diaspora nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 21:44 Avokati i Popullit: Qytetari me kriza shëndetësore të lirohet menjëherë, qëndrimi në qeli rrezikon jetën e tij