Bashkitë opozitare i drejtohen institucioneve evropiane: Garantoni autonominë lokale
Shoqata e të Zgjedhurve Vendorë, e përbërë nga bashkitë e drejtuara nga kryebashkiakët opozitarë dhe e kryesuar nga kryebashkiaku i Kavajës, Fisnik Qosja, i është drejtuar me një raport institucioneve ndërkombëtare, mes tyre Këshillit të Evropës, Bashkimit Evropian dhe ambasadave të huaja në vend. Në dokument ngrihen shqetësime mbi marrëdhënien mes qeverisë qendrore dhe pushtetit vendor në Shqipëri.
Sipas të zgjedhurve vendorë, qeveria ka ndërmarrë ndër vite veprime që, sipas tyre, kanë cënuar kompetencat, burimet financiare dhe funksionimin e bashkive. Ata e konsiderojnë këtë situatë si pengesë për zbatimin e standardeve evropiane për vetëqeverisjen vendore.
Në raport thuhet se “ndryshimet ligjore dhe praktikat e zbatuara nga qeveria kanë kufizuar ndjeshëm autonominë e bashkive, duke ndikuar negativisht në ofrimin e shërbimeve bazë për qytetarët, si menaxhimi i mbetjeve, shërbimet e ujësjellës-kanalizimeve dhe infrastruktura vendore”.
Të zgjedhurit vendorë kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve evropiane për të garantuar respektimin e Kartës Evropiane të Autonomisë Lokale, një dokument që përcakton standardet për marrëdhëniet midis pushtetit qendror dhe atij vendor në vendet anëtare të Këshillit të Evropës.
Kërkesa e kryebashkiakëve opozitarë vjen pas lëvizjeve të fundit të këryeministrit Rama i cili ka kërkuar nga krerët e bashkive që të rifreskojnë stafit dhe të shkarkojnë të gjithë drejtorët e tyre.
LEXONI GJITHASHTU:
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme