Berisha reagon për Thethin: Po e bën të mbulojë farsën elektorale, krim shtetëror
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar këtë të hënë në një konferencë për shtyp lidhur me prishjen e banesave në Theth.
Ai e cilësoi këtë veprim si “krim shtetëror” dhe “terror të pashembullt” ndaj banorëve të zonës.
Në deklaratën e tij, Berisha kërkoi ndërprerjen e menjëhershme të aksionit dhe dëmshpërblimin e të gjitha banesave të shkatërruara.
Ai akuzoi drejtpërdrejt kryeministrin Edi Rama për veprime hakmarrëse dhe antikombëtare ndaj veriut të vendit.
“Dënoj me forcën më të madhe krimin shtetëror ndaj banorëve të Thethit dhe kërkoj ndërprerjen e këtij terrori dhe dëmshpërblimin e të gjitha banesave të prishura
Terrori shtetëror, dhuna dhe shkatërrimi i ekonomive të banorëve të Thethit është një nga aktet më të rënda, më të paprecedentë në historinë e një vendi.
Edi Rama është sjellë me Thethin njëlloj si malazezët, turqit, serbët, Mehmet Shehu.
Është sjellë me Thethin dhe dukagjinasit si një pushtues i egër.
Armiqësia e Edi Ramës ndaj banorëve të Thethit tejkalon të gjitha armiqësitë e njohura gjer sot ndaj tyre.
Edi Rama përdori praktikat më të ulëta morale, pafytyrësinë dhe pabesinë më të madhe për të realizuar një projekt shkatërrimtar për banorët, një projekt mafioz, një projekt antishqiptar, një projekt hakmarrës, primitiv.
Shqiptarët duhet ta dinë se në Theth absolutisht nuk ekziston absolutisht asnjë pëllëmbë tokë e xanun, jo në Theth, po as në veri askund sepse tokën ata e kanë trashëgimi shekullore të paraardhësve të tyre dhe nuk kanë marrë kurrë asnjë pëllëmbë tokë të tjetërkujt apo tokë të askujt. Ka edhe toka të askujt, mera quhen, toka publike.
Çdo gjë bëhet për të mbuluar funeralin elektoral të 11 majit apo farsën elektorale të 11 majit 2025.”-tha Berisha.
LEXONI GJITHASHTU:
Reshje breshëri në Devoll, dëme në bujqësi (FOTO)
Hodhën sende të forta dhe mjete piroteknike në drejtim të Policisë, procedohen 30 protestues. Arrestohen 2 të tjerë
Dokumenti ‘Besa’, Rama: Për kthesën e mandatit të katërt! Protestën ta kthejmë në një test pjekurie të demokracisë
- 15:24 Zjarri në Cap Ferret, mbi 400 persona evakuohen me varka (VIDEO)
- 15:16 Autopsia e Daniel Siad nuk zbulon shkakun e vdekjes, vijojnë hetimet
- 14:45 Reshje breshëri në Devoll, dëme në bujqësi (FOTO)
- 14:44 Kryeministri Burnham përuroi selinë e re qeveritare në Manchester, e emëron “Nr. 10 Veri”
- 14:36 Droni shkel hapësirën ajrore të Rumanisë, ngrihen avionët luftarakë
- 14:35 Gjykata Themelore dënon me 2 vite burg dhe 5 mijë euro gjobë ish-kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti