Kapet me 14 mijë euro të padeklaruara në kufi, procedohet penalisht 40-vjeçari
Një shtetas 40-vjeçar është proceduar penalisht nga policia pasi tentoi të nxirrte nga Shqipëria një shumë prej 14,000 eurosh të cilën nuk e kishte deklaruar në kufi.
Sipas Policisë Kufitare në Kakavijë, gjatë kontrollit të ushtruar në dalje të vendit, në çantën e shtetasit O.K., banues në Fier, u gjetën 14,000 euro të padeklaruara në përputhje me ligjin.
Shuma e parave u sekuestrua ndërkohë që materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Gjirokastër për veprime të mëtejshme ligjore.
“Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Gjirokastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, për shtetasin O. K., 40 vjeç, banues në Fier. Gjithashtu, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, shuma e eurove”, thuhet në njoftimin e policisë.
LEXONI GJITHASHTU:
- Tentoi të fuste në Shqipëri 26 mijë euro të padeklaruar, procedohet 35-vjeçari
- EMRI| Vodhi 7 palë syze me vlerë 11 200 euro në një dyqan, arrestohet 40-vjeçari
Tregu i punës në vështirësi, papunësia në Shqipëri mbetet sfidë
Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
Qeveria miraton garancinë sovrane, 5 miliardë lekë mbështetje për fermerët dhe bizneset e vogla
- 21:01 Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng
- 20:42 Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
- 20:30 Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
- 20:05 Spanja dhe Franca në betejë me flakët, zjarret jashtë kontrollit (VIDEO)
- 19:51 Të shtëna me armë zjarri në Kurbin, plagoset 22-vjeçari
- 19:46 Presidenti i Kazakistanit ia thotë në sy Putinit: Ndalini luftimet në Ukrainë (VIDEO)