U fsheh në valixhen e shokut të qelisë, si u arratis nga burgu 20-vjeçari në Francë

14 Korrik 2025 | 18:30

Në Francë një person është arratisur nga burgu duke u fshehur në valixhen e shokut të qelisë. Autoritet franceze e cilësojnë ngjarje si të pazakontë dhe kanë nisur hetimet për sigurinë e burgjeve.

Një i burgosur 20-vjeçar, i arrestuar për vrasje dhe pjesëmarrje në një bandë ka arritur të arratiset nga burgu i Lyonit të premten e kaluar. Mënyra e arratisjes së tij ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare. I dënuari me emrin Elyazid A, u arratis  duke u fshehur në një valixhe që i përkiste shokut të tij të qelisë dhe që u lirua atë ditë nga burgu.

I arratisuri u kap tre ditë më vonë, në bodrumin e një banese në veri të Lyonit. Arratisja u bë gjatë lirimit të shokut të tij të qelisë, i cili kishte një karrocë për valixhen që e transportoi drejt një makine të parkuar jashtë burgut.

Stafi i burgut e vuri re mungesën e të dënuarit vetëm të nesërmen në mëngjes. Kjo është një nga arratisjet më të pazakonta, pasi nuk u përdorën bashkëpunëtorë nga jashtë, eksplozivë apo helikopterë, por vetëm një valixhe me rrota.

Personi tjetër, që dyshohet se e ndihmoi duke transportuar valixhen, është ende në kërkim dhe po hetohet për bashkëpunim në arratisje. Prokuroria e Lyonit ka hapur një hetim për “arratisje në kuadër të një grupi të organizuar” dhe “organizatë kriminale”. Një hetim i brendshëm është hapur gjithashtu nga shërbimi francez i burgjeve, i cili premtoi masa disiplinore të përshtatshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026